Zbulohet bunkeri i fundit të botës, ja si duket brenda

Historia

Zbulohet bunkeri i fundit të botës, ja si duket brenda

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 16:51
Foto

Qindra bunkerë ushtarakë të mbushur me beton në Dakodën e Jugut të SHBA-ve, janë duke u shndërruar në strehimore për mbijetesë në rast të apokalipsit. Këta bunkerë, që njihen për strehim për fundin e botës, janë të ndërtuar me madhësi të një qyteti.

Kompleksi gjigant ndryshe i njohur si “bunkeri për fundin e botës” me madhësi të një qyteti, mund t’ia shpëtojë jetën 10 mijë personave nga lufta bërthamore, virusi vdekjeprurës apo goditja e ndonjë asteroidi.

Kompania Vivos që ndërton strehimore nëntokësore në rast të ndonjë lufte bërthamore, është duke e shndërruar ish-bazën ushtarake prej 46 kilometra katrorë në një bunker gjigant.

Nga jashtë nuk duket diçka spektaklore, por posa të futeni brenda do ta kuptoni se ka dhoma shumë të bukura. Brenda tyre nuk mungojnë shtretërit, tavolina por edhe pikturat në mur.

Bunkerët janë mjaftueshëm të mëdhenj, dhe 575 tjerë janë në fazën e transformimit, që do të thotë se nga 6 deri në 10 mijë qytetarë mund të shpëtojnë.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat