Zbulohen varri me 100 skelete të mesjetës

Historia

Zbulohen varri me 100 skelete të mesjetës

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 21:19
Pamje nga vendi i ngjarjes

Punimet për ndërtim në veri të Gjermanisë kanë zbuluar një varr mesjetar që mbante rreth 100 skelete, disa prej të cilëve ishin ende të paprekur, njoftoi sot arkeologu lokal, Detlef Jantzen.

“Arkeologët janë mbledhur në këtë zonë të Stralsundit për të dokumentuar këtë gjetje dhe të analizojnë më në thellësi zbulimin”, tha Jantzen.

Shtresat e sipërme të tokës kanë lëvizur me kalimin e shekujve, duke lënë vetëm kocka. Ndërsa skeletet e plota janë gjetur në shtresat më të thella. Kockat do të ruhen dhe analizohen për të kuptuar më shumë./ATSH/ 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat