Ali Pashë Tepelena: Kush ishte ”Luani i Janinës”

Historia

Ali Pashë Tepelena: Kush ishte ”Luani i Janinës”

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 09:27
Ali Pashë Tepelena

Ali Pashë Tepelena cilësohet si ‘Luani i Janinës” dhe “Bonaparti mysliman”, themelues i Pashallëkut autonom të Janinës.

Ai lindi rreth viteve 1740-1750 në Tepelenën e Labërisë, dhe vdiq më 24 janar 1822 duke mbrojtur trojet shqiptare të Epirit nga forcat osmane.

Kush ishte ”Luani i Janinës”

Në gati 550 vite pushtim osman, prijësit shqiptarë dalin rrallë nëpër kronikat e kohës. Shumë nga këta shqiptarë ngjitën shkallët e karrierës në Perandorinë Osmane, disa vdiqën nëpër betejat e Anadollit, ndërsa disa u kënaqën me pushtetin.

Vetëm një figurë, ajo e Ali Pashë Tepelenës, arrin të shkëlqejë.

Mizori më romantik që ka njohur historia, hakmarrës, dinak, i zgjuar, komandant brilant dhe shumë epitete të tjera. Ali Pasha ishte shqiptari që bëri historinë e kohës së tij. Aq sa shkrimtari i madh Viktor Hygo në vitet 1700 në të gjithë Europën shihte vetëm dy udhëheqës: Napoleon Bonapartin dhe Ali Pashë Tepelenën.

“Ali Pasha rri përballë Bonapartit, si tigri me luanin, ata ngjajnë me njëri-tjetrin si dy pika uji, sepse të dy e filluan karrierën nga hiçi dhe u ngjitën deri në majat e perandorëve. Gjithashtu, edhe Bonaparti, edhe Ali Pasha ngritën perandori, por ky i dyti ngriti perandori brenda perandorisë”, shkruante Hygo për Ali Pashën.  “Si tigri pranë luanit, si shqiponja pranë skifterit, ashtu qëndron edhe Ali Pasha pranë Napoleonit”, shkruante Viktor Hygoi.

Nga hajdut rrugësh u bë inspektor rrugësh. Nga djali i një pashai të vogël në Tepelenë, arriti ta shtrinte pushtetin e tij që nga Shkumbini deri në More të Greqisë. Arriti të ngrinte në këmbë një shtet që për 30 vite qëndroi i pavarur nga Porta e Lartë, duke qenë vetëm formalisht në perandorinë osmane.

Ndërsa në vitet e fundit, figura e Ali Pashës nisi të merrte tipare patrioti, që kërkonte autonomi nga Porta e Lartë.  Madje ideoi krijimin e dy shteteve. Shteti i shqiptarëve, nga Toskëria deri në Thesali dhe shtetin e grekëve, që do të ishte po nën mbrojtjen e Shqipërisë. Dhe në fund u vra me tradhti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat