Paris-midi (1939)/Mbreti Zog dhe mbretëresha Geraldinë gjenden në Konstancë (Rumani)

Historia

Paris-midi (1939)/Mbreti Zog dhe mbretëresha Geraldinë gjenden në Konstancë (Rumani)

Aurenc Bebja Nga Aurenc Bebja Më 8 gusht 2019 Në ora: 12:02
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

“Paris-midi” ka botuar, të hënën e 3 korrikut 1939, në faqen n3, një shkrim në lidhje me vendodhjen asokohe të mbretit Zog dhe mbretëreshës Geraldinë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat-Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Mbreti Zog dhe mbretëresha Geraldinë kanë mbërritur në Konstancë

Ata synojnë të shkojnë në Varshavë dhe më pas në Francë.

Image

Bukuresht, 3 korrik.

Ish-mbreti i Shqipërisë Ahmet Zogu, mbretëresha Geraldinë dhe suita e tyre, e përbërë nga 24 vetë, mbërritën sot në Konstancë, nga Stambolli, dhe në fund të pasdites do të shkojnë në Bukuresht.

Ata do të qëndrojnë për ca kohë në kryeqytetin rumun, duke pritur kështu që të shkojnë në Varshavë, dhe pastaj prej aty ka të ngjarë se do të nisen për në Francë.

Shkrimi i plotë: Paris-midi (1939)/Mbreti Zog dhe mbretëresha Geraldinë gjenden në Konstancë (Rumani)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat