Çfarë ka ndodhur më 10 Gusht?

Historia

Çfarë ka ndodhur më 10 Gusht?

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 06:39
Madonna

286 – Shën Bessus, nganjëherë Besse, (italisht: San Besso) shpallet martir, si pjesëtar i Legjionit legjendar romak të Thebës (Egjipt), anëtarët e të cilit u masakruan për besimin e tyre të krishterë në shekullin III. Sipas traditës, Konstantini, 16 vjeçar, që do të bëhej më vonë Konstantin i madh, ishte një nga anëtarët e këtij legjioni -ai mundi t’i mbijetojë masakrës, dhe iku në Italinë veriore,– prandaj nuk shihet rastësi që si perandor, Konstantini do të bëhej mbrojtës i krishtërimit. Dëshmitë për ekzistencën e Bessus janë jo të qarta – thuhet se ai ishte mishërim i një perëndie të lashtë egjiptiane që quhej, Besë.

1519 – Ferdinand Magelani niset me 5 anije nga Sevilja e Spanjës për lundrim rreth globit. Ekspedita ia arrin qëllimit, por pa Ferdinandin – Magelani mbeti i vrarë në luftime me vendasit në ishujt Filipine.

1793 – Në Paris, Francë, hapet zyrtarisht Muzeu i Luvrit. Louvre është në pronësi të qeveris franceze; megjithatë, që nga vitet 1990 muzeu është bërë më i pavarur. Louvre punëson rreth 2.000 punonjës. Muzeu është përfshirë në polemika lidhur me pasurinë kulturore të konfiskuar nën Napoleon Bonapartin, si dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore nga nazistët. ‘Musée du Louvre’ përmban më shumë se 380,000 objekte dhe ekspozon 35.000 vepra; pret mesatarisht 15.000 vizitorë në ditë, 65 përqind e të cilëve janë turistë të huaj. Përdorimi i kamerave dhe videove lejohet brenda në muze. Përdorimi i blicit (flash) ndalohet për shkak se mund të shkatojë dëmtim të pikturave.

1846 – Instituti Smithsonian themelohet në Uashington, DC, nga fondi (500-mijë dollarë) i lënë nga shkencëtari britanik James Smithson – prandaj Instituti quhet Smithsonian, që mbështet sot një shumëllojshmëri projektesh kërkimore dhe publikime. Instituti Smithsonian përfshin gjithashtu muzeumet e historisë natyrore, teknologjisë, artit dhe historisë.

1913 – Lufta e Dytë Ballkanike: delegatë nga Bullgaria, Rumania, Serbia, Mali i Zi, dhe Greqi nënshkruajnë Traktatin e Bukureshtit, duke i dhënë fund luftës.

1920 – Lufta e Parë Botërore: Përfaqësuesit osmanë të Sulltan Mehmedit VI nënshkruajnë Traktatin e Sevres që e ndan Perandorinë Osmane mes aleatëve.

1928 – Grupi komunist shqiptar në Bashkimin Sovjetik themelon zyrtarisht Partinë Komuniste Shqiptare në mërgim, me qendër në Moskë. Partia Komuniste Jugosllave, në kongresin e saj të katërt në Dresden, Gjermani, në gusht, miraton një rezolute se Kosova herët a vonë duhet t’i kthehet Shqipërisë. Ndërkohë Italia e siguron Tiranën se nëse Jugosllavia shpërbëhet, Kosova do të përfshihet brenda kufijve të Shqipërisë.

1985 – Albumi i Madonnës, ‘Like a Virgin’ u bë albumi i parë solo nga një artiste femër që arrin të shitet pesë milionë kopje. Madonna (bijë emigrantësh italianë në Miçigan) ka shitur më shumë se 300 milion regjistrime në mbarë botën dhe njihet si artistja femër me regjistrimet më të shitura në të gjitha kohërat. Revista Billboard e ka renditur atë në vend të dytë, vetëm pas grupit Beatles. Kinematografia e bëri atë edhe më të njohur artiste.

2000 – Popullsia botërore arrin shifrën 6 miliardë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat