Histori/ Çfarë ka ndodhur më 17 gusht?

Historia

Histori/ Çfarë ka ndodhur më 17 gusht?

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 06:29
Karl Thopia

1386 – Karl Thopia, princi i Mbretërisë së Shqipërisë, me kryeqendër Durrësin, krijon aleancë me Republikën e Venedikut – ai bie dakord për të marrë pjesë në të gjitha luftërat e Republikës (ose të paguante fonde ndihmëse dhe furnizim me grurë), në shkëmbim për mbrojtjen bregdetare kundër osmanëve. Përveç kësaj, Topia u premtoi tregtarëve venecianë siguri në territorin e tij. Karl Topia ishte biri i Andrea Topias, dhe nëna e tij ishte bijë e Robertit të Napolit, nga shtëpia e njohur Anzhui e Francës. Ngjarja rrodhi kështu: Roberti kishte një vajzë të jashtligjshme, Helen, të cilën ai dëshironte ta martonte me të një fisnik francez në More.

Por rrugës, anija me të cilën ajo po udhëtonte ndeshi me një stuhi dhe u ndal në Durrës; aty u takua me princin Andrea Thopia, dhe të dy ranë në dashuri; ata u martuan dhe u lindën dy djem, Karl e Gjergj. (Gjon Muzaka në gjenealogjinë e tij thotë se Andrea e rrëmbeu Helenën). Mbreti Robert i Napolit u zemërua nga prishja e planit të martesës, por nuk e dha veten; ai e ftoi bijën e tij dhe Andrean në Napoli, dhe i vrau të dy. Familja Thopia sundoi rajonet Durrës, Krujë, Peqin, Elbasan, Mokër dhe Gorë, deri në Liqenin e Ohrit. Më 1381, Karl Topia ndërtoi Kishën e Shën Gjonit në afërsi të Elbasanit; ai shfaqet edhe në ikonën e Shën Gjonit, pikturuar nga Onouphrios Protopapas (i njohur si “Onufri”), i veshur me një kurorë duke qëndruar përkrah Shenjtit. Një mbishkrim kaligrafik në greqisht në muret e kësaj Kishe dëshmon: “Karlas Theopias, nip nga gjaku i mbretit të Francës … ndërtoi këtë kishë të shenjtë të Shën Gjon Vladimirit…”

1717 – Luftrat austro-osmane 1716 – 1718: Rrethimi njëmujor i Beogradit përfundon me marrjen e qytetit nga Perandoria Osmane.

1911 – Ersekë, Shqipëri; vdiq Petro Nini Luarasi, 47 vjeç, prift, shkrimtar, mësues. Iku i helmuar. Petro punoi si drejtor dhe mësues i shkollës së parë shqipe të motrave Gjerazi në Korçë më 1887. Në vitin 1904, emigroi në Shtetet e Bashkuara ku qëndroi disa vite – si anëtar aktiv i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Petro Nini Luarasi ishte delegatë në Kongresin e Manastirit që sanksionoi krijimin e alfabetit shqip më 1908. Për atdhetarizëm, mësimin e gjuhës shqipe dhe veprimtari shoqërore, Petro Nini u përndoq si nga turqit e rinj ashtu edhe nga Patriarku Ekumenik ortodoks i Konstandinopojës.

1943 – Lufta e Dytë Botërore: Trupat amerikane të komanduara nga gjenerali George S. Patton mbërrijnë në Messina, Itali, pasuar disa orë më vonë nga trupat britanike nën komandën e marshallit Bernard Montgomery, duke kompletuar pushtimin aleat të Sicilisë.

1962 – Simbol i shëmtuar i luftës së ftohtë; Rojet gjermano lindore qëllojnë të riun Peter Fechter që përpiqej të kalonte Murin e Berlinit për në Perëndim dhe e lënë atë të vdesë nga humbja e gjakut.

1998 – SHBA, Skandali Lewinsky: Presidenti amerikan Bill Clinton pranon në dëshminë e regjistruar se ai kishte pasur “marrëdhënie të pahijshme fizike” me praktikanten e Shtëpisë së Bardhë, Monika Lewinsky. Në të njëjtën ditë Klinton pranoi para kombit se kishte “çorientuar njerëzit” në lidhje me këto marrëdhënie

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat