Gruaja më e shëmtuar e botës, në fillim, ka qenë e bukur! Historia e saj është e dhimbshme!

Historia

Gruaja më e shëmtuar e botës, në fillim, ka qenë e bukur! Historia e saj është e dhimbshme!

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 20:30
Mary Ann Bevan

Në Anglinë e viteve 1900,  Mary Ann Bevan, nënë e katër fëmijëve, vendosi të merrte pjesë në një konkurs të shëmtisë femërore me shpresën të fitonte çmimin e parë dhe paratë  t`i përdortë për të ushqyer familjen e saj.

Mary Ann kishte pasur një fëmijëri dhe rini normale, madje kishte qenë dhe e pashme.

Por disa vjet pas martese, nisën shenjat e para të përkeqësimit të pamjes.

Në atë kohë, nuk dihej se ajo faktikisht vuante nga acromegaly, një gjendje shëndetësorë në të cilën trupi e prodhon me tepricë hormonin e rritjes. Kur i shoqi vdiq, iu desh të kujdesej vetë për familjen ndërkohë që vuante nga dhimbje të tmerrshme muskujsh dhe nga migrena.

Poshtërimi i saj nuk mbaroi me konkursin, por e morën edhe në një cirk, ku punoi deri ne fund të jetës, një sakrificë të cilën e bëri vetëm për fëmijët e saj.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat