Njëmbëdhjetë vjet pa Sylejman Salihun

Historia

Njëmbëdhjetë vjet pa Sylejman Salihun

Nga: Sadri Rexhepi Më: 27 gusht 2019 Në ora: 20:41
Sylejman Salihu

Para pak kohe u bënë njëmbëdhjet vjet nga vdekja e Sylejman Salihut por kujtimet për  të ende i kemi të freskta sepse për njërëzit si Syla, arsimdashës dhe largpamës kujtimet vazhdimisht mbetën të freskta. Bashkëpunëtorët e tij e kujtojnë atë si mësimdhënës në shkollat e Lipjanit (1965) pastaj mësimdhënës kur punoi në shkollën ,,Emin Duraku” dhe shkollën ,,Alaudin” të Prishtinës(1966-1970) ndërkohë që nga viti 1971 ishte emëruar drejtor i shkollës  ,,Emin Duraku” në Prishtinë.

Dhe sa herë që takohemi ne dashamirët e arsimit kosovar vazhdimisht gjatë bisedës emri i tij  gjithëherë përmendet në aspektin pozitiv. Shpeshherë themi të ishte  i gjall e ta shihje se në çfar degradimi ka shkuar arsimi kosovar e nganjëherë themi ma mirë që nuk është gjall sepse do të ishte tmeruar se në çfar gjendje ka ardhur arsimi. Sepse pas luftës së fundit shqiptaro-serbe, përfaqsuesit e arsimit në Kosovë nuk i muaren seriozisht këshillat përfaqsuesit të OKB-së, Aziz Kanit i cili pat thënë se arsimi në Kosovë nuk qenka mbrapa arsimit evropian prandaj vazhdoni me të njëjtin ritëm. Mirëpo politikës kosovare nuk i pëlqeu këshilla e Kanit dhe arsimi u politizua tej mase për qëllime politike si nga institucionet e larta shtetërore e poashtu edhe nga ato komunale.(...)

Edhe më keq qëndrojnë ato komuna ku arsimi udhëhiqet përmes udhëzimeve administrative që nuk e kanë fuqinë ligjore por e dëmtojnë shumë mbarëvajtjen e procesit edukativo-arsimor.

Para disa viteve një drejtor që më tepër i ngjante një punëtori teknik gjatë një ahengu duke belbëzuar dhe shkumuar lavdrohej se kishte mbyllur një shkollë, kishte lenë katër mësues të pa punë kurse 20 nxënës të asaj paralelje të ndar i kishte bartë me kombi në largësi prej 6-7 km  në shkollën amë dhe i kishte shpërnda në klasët përkatëse. Kisha kurreshtje te dija arsyet e vërteta pse kishte vepruar ashtu  ai drejtor, dhe në bisedë e sipër kuptova se arsyet e vërteta ishin krejt  banale vetëm pse mësimëdhenësit të cilët  para luftës kishin punuar dhjetë vjet pa pagesë dhe shumë herë ishin maltretuar dhe përgjakur nga policia e regjimit pushtues serbo-sllav, nuk ju kishin  gjynjëzuar dhe perkulur  drejtorit  sharlatan !?

Pas mbylljes së shkollës të gjithë banorët kishin boshatisur fshatin dhe ishin shpërngulur në qytet. Nga ajo kohë kurrë më nuk është hapur ajo shkollë...Lexuesi do të vlerësoj sa e dëmshme është sjellja arrogante e një çuks drejtori apo çukse drejtoreshe në raste të ngjajshme. Gjeste të tilla lemeritse ka mjaft në shkollat tona në qytete dhe në fshatrat ku qëllimi kryesor është gjunjëzimi i mësimëdhnësve e jo mbarëvajtja e procesit edukativo-arsimor.   

E para pak ditëve në një storje televizive nga një aktivist me mbiemrin Lenjani ndëgjova se në Kamenicë ishte planifikuar  mbyllja e 19 shkollave ne mesin e të cilave edhe ajo e Karaqevës ku mësojnë rreth 100 nxënës!? Raste të ngjajshme fatkeqësisht  ndodhin  në disa komuna të  Kosovës ku arsimi udhëhiqet nga zyrtarët komunal e jo nga profesionistet!

Ndërsa në anën tjetër në të njëjten komunë në fshatin Domorovc një mësues serb e bart një nxënës nga një fshat tjetër në fshatin e sipërcekur vetem që mos të mbyllet shkolla serbe.

 Unë e ktheva vemendjen mbrapa në kohë në vitin 1986 kur Sylejman Salihu  ishte drejtor i aktivit të drejtorëve të Prishtinës e Kosovës dhe shkova për një punë në shkollën ku ai ishte drejtor dhe posa hyra në zyrën e tij verejta shqetësimin marramendës të tij. Në bisedë e sipër ai tha se më ka ardhur një kërkesë nga një bashkësi lokale për mbylljen e një shkolle ku kishte mbetur vetëm një nxënës, një mësues dhe një punëtor teknik. Dhe vazhdonte Syla ,,A mund ta shkruaj unë një vendim  të till, në një anë të mbylli një shkollë në vendin tim e në anën tjetër të shkoj e të kërkoj hapjen e shkollave shqipe në shtetet evropiane dhe arabe  për fëmijët e punëtorëve shqiptar me punë të përkohsme atje.’’

Mirëpo, fatbardhësisht në atë kohë në krye të BVI-së së arsimit qëndronte largpamësi dhe mendjendrituri Mr.Hilmi Durmishi i cili i premtoi Sylës se sa të jam unë këtu asnjë shkollë nuk do të mbyllet edhe nëse nuk do të këtë asnjë nxënës shkolla në fjalë.  

Po të ishte Syla gjallë dhe po të dëgjonte per këto skandale dhe skandale të ngjajshme, si dhe diferencimet ideo-politike që po ndodhin nëpër shkollat tona ai do të pësonte infarkt dhe shpeshë herë them me vete shumë ma mirë është që Syla nuk është gjallë.

Në fillim të vitit 1990 kur ne disa mësimdhënës të shkollës ,,Asim Vokshi” ,,Zenel Hajdni” dhe Emin Duraku” morëm iniciativë për themelimin e celulës së parë të Sindikatës së Pavarur të Arsimit në Kosovë, Syla më përgëzoi dhe ma pelqeu iniciativën me shumë rreziqe para kanibalizmit serb. Ai veproi kështu sepse i cmoi lart vlerat humaniste dhe të drejtësisë dhe jo vetëm që na e siguroi lokalin, por mori pjesë edhe vetë dhe u angazhua që punët të ecin sa më mirë. Ai ishte edhe njëri ndër themeluesit e LASH-it, selia e të cilit ishte shkolla ,,Emin Duraku”ku Syla ishte drejtor. Në shkollën e sipërcekur në kohen kur drejtor ishte Syla, në vitet e 90-ta , janë kryer një varg aktivitetesh kombëtare, humane, kulturore e arsimore.

Momenti më i vështirë për Sylën kishte ndodhur më 9 nëntor të vitit 1991  kur policia serbe e kishte tërhequr zvarrë nga zyrja e tij, ku kishte punuar për dy dekada si drejtor dhe e kishte dërguar në stacionin policor ku e kishte maltretuar psiqikisht dhe fizikisht, vetëm pse nuk ia kishte lëshuar vullnetarisht zyrën Dushan Vuckoviqit nga Gornji Milanovci të cilin organet e dhunëshme serbe e kishin emëruar për drejtor në shkollën ,,Emin Duraku” në Prishtinë.

Ai punoi edhe në aktivitete tjera jashtë mësimore, për një kohë të gjatë ishte kryetar i klubit futbollistik Flamurtari, anëtar i Federatës së Hendbollit në Kosovë dhe kryetar i Fedratës së Boksit që nga viti 1990 e deri pas luftës së fundit shqiptaro- serbe. Edhe në këto fusha sportive Syla  shënoj rezultate të lakmueshme.

Së këndejmi, për tu marrë me të gjitha këto aktivitete jashtë mësimore  duhej të ishe si Syla i dashur e i respektuar për të gjithë,i sinqert, i urtë pastaj njohës i mirë i mentalitetit tonë, këmbëngules në parimet për të cilat angazhohej. Mirëpo pas luftës së fundit  shqiptaro- serbe ishte demoralizuar me bindje të thellë se shtetëndertimi i Kosovës nuk do të shkonte ashtu sic e kemi ëndrruar të gjithë për cka nga bisedat e fundit që kemi pasur së fundmi, tek ai vërehej një zhgenjim shumë i madh sikurse të pjesa dërmuese e shqiptarëve në Kosovë.

Tani në këtë njëmbëdhjetë  vjetor që shënon kohën e ndarjës së tij nga kjo botë përkujtomë njërin prej arsimdashësve më të shquar kosovar, me qëllim që ashtu si shumë të tjerë pra  emri i tij të mos bjerë në harresë.

Drejtor, o Drejtor. Kurrë mos tu harroft emri!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat