Arratisja e bujshme e dy motrave shqiptare: Nga Ksamili në Korfuz, mbi 12 orë not – çfarë ndodhi në gushtin e vitit 1984

Historia

Arratisja e bujshme e dy motrave shqiptare: Nga Ksamili në Korfuz, mbi 12 orë not – çfarë ndodhi në gushtin e vitit 1984

Më: 31 gusht 2019 Në ora: 15:23
Zamira dhe Isabela Islami

Zamira dhe Isabela Islami janë sot dy qytetare amerikane, pavarësisht se për të arritur këtë nuk kanë pritur fatin përmes lotarisë, apo marrjes së ndonjë vize në ambasadë.

Nuk po flasim për vitet e demokracisë, por atëherë kur Shqipëria ishte ende në diktaturë dhe vetë diktatori Enver Hoxha nuk ishte ndarë nga jeta.

Dy motrat Islami dhe vëllai i tyre Klementi ndërmorën rrugën e vështirë të arratisjes plot 35 vjet më parë.

Jo me tokë, sikurse dimë plot raste të atyre kohëve, por me not.

Duket e pabesueshme, por motrat Islami dhe vëllai i tyre morën rrugëtimin pa krye në mes të detit.

Morën rrezikun e madh për jetën, duke e ditur fort mirë se në bregun tjetër të territorit grek edhe mund të mos dilnin më gjallë, ashtu si në fakt ndodhi me vëllain e tyre Klementin në moshë krejt të re.

Kufirin tokësor nuk e njihnin banorët e Shqipërisë gjatë kohës së komunizmit, pasi një pjesë e njerëzve që kishin tentuar të iknin nga kufiri tokësor ose ishin kapur, ose ishin vrarë në kufi, ndaj zgjedhja e tre fëmijëve të familjes ishte ndër më të rrezikshmet.

Në gushtin e vitit 1984 nga Ksamili për në Korfuz, që janë më pak se 2 kilometra distanca e detit, kur është koha e kthjellët Korfuzi duke shumë qartë dhe e afërt dhe kjo i shtyu të tre anëtarët e familjes të arratisen në këtë mënyrë.

Por, distanca e shkurtër nuk ishte edhe aq e lehtë për amatorët e notit, sikurse ishin Zamira, Isabela dhe Klement Islami, të cilave u është dashur më shumë se 12 orë të notojnë.

Ndaj, në mes të rrugëtimit detar mbetën.

Klementi humbi gjurmët dhe sot e kësaj dite nuk dihet asgjë për fatin e tij, ndërsa Zamira dhe Isabela mundën të shpëtojnë vetëm se pranë tyre kaloi një jaht italian.

I hodhi në Korfuz e prej andej, duket se jeta u mori një tjetër kthesë, sepse pas disa peripecive më tepër proceduriale ikën për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, atje ku jetojnë dhe punojnë edhe sot.

Të dy motrat dhe i vëllai e kishin bërë me kohë planin për t’u arratisur nga Shqipëria dhe kur u erdhi rasti i volitshëm, kur shkuan në Sarandë për pushime, e vunë në zbatim.

Arratisja e guximshme e Zamirës dhe Isabelës u lajmërua nga Agjensitë dhe gazetat e shumë vendeve të botës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat