Çfarë ka ndodhur më 9 shtator?

Historia

Çfarë ka ndodhur më 9 shtator?

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 07:05
Ilustrim

9 – Një aleancë fisesh gjermanike i zë pritë dhe asgjëson tri legjione romake në betejën e pyllit Teutburg. Pas kësaj, trupat romake thuajse kurrë nuk u përpoqën përsëri për të pushtuar territore gjermane në lindje të lumit Rhein.

1493 – Beteja e Fushë Kërbavës përfundon me disfatë të plotë të Kroacisë në luftën kundër pushtimit osman – dyndje refugjatësh kroatë vërshuan drejt Austrisë, ndërsa të tjerë u hodhën në brigjet italiane të Adriatikut.

1791 – Distrikti Kolumbia, kryeqyteti i Shteteve të Bashkuara, merr emrin Uashington, për nder të presidentit të parë të vendit, Xhorxh Uashington.

1836 – Abraham Linkolni merr licencën e avokatit. I rritur në një familje të varfër, Linkolni nuk pati mundësi të shkonte në shkollë. Ai ishte autodidakt, mesues i vetes dhe kështu, arriti të behej avokat, politikan, ligjvënës, para se të zgjidhej president i Shteteve të Bashkuara. Linkolni u vra me atentat – vrasja e parë e një presidenti amerikan. Linkolni është renditur vazhdimisht nga studiuesit dhe publiku si një prej presidentëve më të mëdhenj amerikanë, në mos më i madhi.

1850 – Kalifornia pranohet si shteti e 31-të i SHBA-së

1886 – Nënshkruhet Konventa e Bernës për Mbrojtjen e Veprave Letrare dhe Artistike.

1936 – Autoritetet shqiptare dëbojnë nga vendi udhëheqësin militant komunist, Ali Kelmendi. Ai u shoqërua për në Greqi dhe prej andej shkoi në France. Sipas enciklopedisë sovjetike, Kelmendi kishte qenë përkrahës aktiv i revolucionit të qershorit 1924, që solli Fan Nolin në pushtet. Me rikthimin e Zogut në dhjetor, Kelmendi ikën fillimisht në Itali, pastaj në Austri dhe Bashkimin Sovjetik. Në vitin 1930, pas disa vitesh përgatitjeje si agjitator, ai u dërguar nga Moska për organizimin e komunistëve shqiptarë në Ballkan. Kelmendi qëndroi fillimisht në Kosovë, por nuk gjeti terren. Pastaj u hodh ne Shqipëri. Gjate viteve nw Shqipëri, Kelmendi u mbajt vazhdimisht nën vëzhgimin e policisë. Por pas trazirave anti-zogiste të Fierit në dhjetor 1935, autoritetet duket se rivlerwsuan rrezikshmërinë e Kelmendit dhe vendosën ta largojnë nga Shqipëria. Ali Kelmendi, lindur në Pejë më 1900, vdiq në Paris nw vitin 1939.

1948 – Krijohet Republika Popullore Demokratike e Koresë (Koreja e Veriut).

1969 – Në Kanada, hynë në fuqi Akti i Gjuhës zyrtare, duke e bërë frëngjishten të barabartë në përdorim me gjuhën angleze në qeverinë federale.

1976– Revolucionari kinez dhe burri i shtetit Mao Ce Dun, i cili vuante nga sëmundja e parkinsonit dhe probleme të tjera shëndetësore, vdiq në Pekin në moshën 82-vjeçare.

Lideri komunist dhe themeluesi i Republikës Popullore të Kinës konsiderohet si një nga figurat me më shumë influencë në shekullin e 20.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat