Lëvizja e Postribës dhe Rasim Gjyrezi, përfaqësues i familjes nacional-demokrate të Gjyrezve të Rusit!

Historia

Lëvizja e Postribës dhe Rasim Gjyrezi, përfaqësues i familjes nacional-demokrate të Gjyrezve të Rusit!

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 08:48
Foto arkiv

Rasim Gjyrezi “Martir i Demokracisë” 1993, ka qenë kordinatori i lëvizjes së Postribës në Shtatorin e vitit 1946. Rasim Gjyrezi ka pasë marëdhënie shumë të mira me Jup Kazazin dhe familjen Kazazi.  

E motra e Rasimit Gjyrezit, Sadija ka qenë e martuar me Hafiz Adem Kazazin. Sadije Kazazi ka mbajtur një qëndrim shumë “burrëror” mbas arrestimeve të ish-sigurimit të shtetit në vitin 1946 në burgjet e tmerrshme të ish-komunizmit!

Sejfi Vllamasi shkruan për “Martirin e demokracisë” Rasim Gjyrezi tek “Ballafaqime politike në Shqipëri”: “Simbas fjalëve të Rasim Gjyrezit, një nga burrat më të fortë të Shkodrës, mbas asaj ngjarjeje në vitin 1915, për hir të trimërisë së tij, Alush Lohja bëri cmos për tu miqësuar me Cerciz Topullin, po ky i fundit nuk iu afrua”. (S. Vllamasi F.93)1.

Në përvjetorin e 73-të, të Kryengritjes së Postribës, kryetari i P.D.-së Zoti Lulzim Basha shkruan në statusin e tij në F.B., për këtë lëvzije kundër-komuniste: ”Në 73-vjetorin e Kryengritjes madhështore të Postribës, 9 shtatorin e 1946-s, çdo shqiptar patriot përkulet me nderim para qindra burrave, intelektualëve, malësorë e klerikë të të gjitha besimeve, që frymëzuan e u ngritën në të parën kryengritje antikomuniste në Europë. Kryengritja tronditi nga themelet regjimin gjakatar që si vegël e verbër e dhunës staliniste ishte vënë në gjueti të të gjithë patriotëve në të gjithë Shqipërinë, të cilët e donin vendin e tyre, të lirë e të pavarur nga pushtues ashtu si etërit themelues e kishin shpallur me 28 nëntor të 1912-s. Në raportet e pushtetit antishqiptar, që ruhen sot në arkiva, vërehet tmerri që kishte ngërthyer kupolën e regjimit, e cila shihte fare mirë se Kryengritja e Postribës mund të shndërrohej në fillimin e një lëvizjeje për t’u çliruar nga klika diktatoriale që kishte uzurpuar pushtetin. Regjimi vërente me shqetësim se Kryengritja e Postribës mund të sillte jo vetëm ndërhyrjen e aleatëve tradicionalë të shqiptarëve, por mund të shndërrohej në një shembull për të gjitha vendet e rëna nën thundrën e diktaturës komuniste.

Këtij rreziku ndërkombëtar që paraqiste Kryengritja e Postribës, regjimi ju përgjigj me metodën e vetme që njihte, dhunën masive, vrasjet e pushkatimet pa gjyq.

Në raportimet zyrtare të Sigurimit të Shtetit dëshmohet gjuetia e shëmtuar që strukturat e Sigurimit kryen ndaj popullsisë, jo vetëm në Postribë, por edhe në Shkodër, në Malësinë e Madhe, në Pukë e në Mirditë, të kapluara nga paniku se Postriba do të shërbente si një burim frymëzimi”3.

1.Familja nacionaliste dhe patriotike e Gjyrezve të Rusit.
Familja Gjyrezve të Rusit, ka mbajtun në të gjithë historinë e saj një qëndrim nacionalist dhe patriotik. Nga kjo familje kanë dalë gjithmonë përfaqësues të cilët me shumë dashuni i janë përkushtue Shkodrës dhe kombit. Qëndrimi i familjes Gjyrezi, të Rusit para luftës së dytë botnore ka kenë në krahun Nacional-demokrat. Qamil Gjyrezi, ka vdek në Sarajevë i larguem në emigracion në vitet 20-t. Ai ka ken mik i Luigj Gurakuqit dhe bashkpuntor politik i tij. Selim Gjyrezi asht pushkatue mbas shpine në 1944, duke u largue për në Kosovë, nga kriminelët e brigadës së Shefqet Pecit.

“Viti 1943 ishte viti i parë i vrasjeve pas shpine. Vrasjet pas krahëve ishin “motërzimi ballkanik i terrorit rus”, atë që kishte profetizuar” shkruan Ismail Kadare.

Selim Gjyrezi ka kenë pjesë e krahut nacionalist, në kontributin e tij politik.

Agron Gjyrezi “Dëshmorë i demokracisw”, i ranë në krye të detyrës në vitin 1993, asht nip i kësaj familje.
Kurse Rasim Gjyrezi duke kenë kordinator i Lëvizjes së Postribës të Shtatorit 1946, asht vra në Krebaj të Anës së Malit, nga kriminelët e ish-sigurimit të shtetit.

Rasim Gjyrezi ka kenë, me grupin nacionalist dhe ka luejtun një rol shumë të madh për kryengritjen e Postribës të 9 Shtatorit 1946. Ai ishte një njeri shumë punëtorë, qytetarë, por ardhjen e pushtetit komunist e priti shumë keq. Ish-kriminelët dhe organet e sigurimit, te dala nga lufta nacional-clirimtare, i banin presion psikologjik dhe politik, duke e burgosun dhe përdhunosun, mbas instalimit të diktaturës komuniste në 1994.

Prandaj me shumë vetëdije dhe përkushtim, ai u përfshi në organizimin e lëvizjes së Postribës, për ti thanë ndal krimit të shtetit komunist që po pregatitej me ardhjen e tij në pushtet. Lidhjet familjare me Kazazët ishin një argument tjetër, për ti’u bashkue kësaj lëvizje. Sadije Kazazi, e motra e Gjyrezve, ka kenë e shoqja e Adem Kazazit, një trimneshë e cila i ka përballue me shumë guzim shantazhet dhe torturat e klikës komuniste mbas 1944. Ajo ka mbajtun një qëndrim shumë burrnorë, në burgjet e komunizmit.
Hamza Kazazi, në artikullin e tij “Kryengritja e Postribës” shkruan: Saiti, Doktor në drejtësi, komandant i batalionit Besnik Cano të rinisë së Ballit, luftoi me armë në dorë pushtuesin dhe qe në krye të rinisë vullnetare në Kosovë. Saiti i plagosun qe strehue tek Sadija, e veja e Hafiz Kazazit, motër e Rasim Gjyrezit, i vrarë heroikisht në Krebaj. Rasimi menjerëzit e tij do të sulmonte Shkodrën nga Ana e Malit”2.
Kur filloi kryengritja e Postribës, Rasim Gjyrezin bashkë me të shoqen i gjeti në Krebaj të Anës së malit. Një ditë mbas kryengritjes, ai do të gjindej i rrethuem nag forcat e ish-sigurimit të shtetit. Si patriot dhe trim, ai filloi menjëherë pushkën, mbasi e njihte shumë mirë, piskiologjinë e kriminelëve të sigurimit të shtetit. Ai kishte me vehte dy pushkë dhe sa herë që ju mbarojshin fishekët e njërës pushkë, ja mbushnin tjetrën, deri sa Rasimi, do të vdiste mbas një luftimi shumë gjatë. Familja e Hysë Dobrovodës, ku ai kishte qëndrue disa ditë me radhë, me dërrsat e hekuna prej dyshemeve të dhomës, i improvizuen një arkivol dhe e varrosën Rasim Gjyrezin, në fund të prozhmit. Kjo ishte historia e shkurtën e nacionalistit dhe patriotit Rasim Gjyrezi, që së bashku me shumë intelektualë dhe patriot të tjerë u vranë dhe u burgosën pa të drejtë nga pushteti i kohës.
Rasim Gjyrezi është “Martir i demokracisë”, medalje e dhanë nga ish-presidenti i Republikës, Sali Berisha në vitin 1993.
Rasim Gjyrezi si shumë nacional-demokratë të tjerë të kohës, e kuptuen shumë mirë se pushteti i ardhun në vitin 1944, nuk kishte si të kishte fëtyrë tjetër, përvec asaj që tregoi, për 50 vite, duke krye krimet ma të randa në historinë e njerëzimit për intelektualët, nacionalistat dhe demokratët dhe shiti Kosovwn dhe ceshtjen shqiptare.
Megjithatë asht në misionin e gjithsejcilit shqiptarë, që të bajë dicka të mirë për kombin, qytetin dhe rrezistencën kundër të keqes.

I tillë ishte edhe Rasim Gjyrezi, i cili dha jetën për Shqipninë, për Shkodrën e tij, për lirinë dhe demokracinë, kundër bishës komuniste që po e zaptonte dhe i përdhunoi shqiptarët për 50 vite.

2.Lëvizja e Postribës, lëvizja e parë antikomuniste në Europën lindore

Ish kryeministri britanik Toni Bler në një seancë të parlamentit anglez, ndër të tjera përmend edhe dështimin e “Foreing Oficc-i”t në Shqipni mbas 1944. Marrveshja e Jaltës, për Shqipninë dhe për kombin shqiptarë ishte një katastrofë e vërtetë në planin politik ekonomik dhe shoqnorë. I gjithë kombi shqiptarë pati konseguenca politike e shoqnore. Kosova u ba pjesë e federatës ish-Jugosllave dhe Shqipnia dhe shqiptarët të gënjyem nga klika e ardhun në pushtet, vuajten për 50-vite një prej diktaturave ma të egra të njerzimit. Intelektualë, nacionalistë, ish-tregtarë, njerëz të pafajshëm, përjetuen diktaturën dhe dhunën ma të egër në të gjithë Evropën.
Prandaj lëvizja e Postribës ka vlera të padiskutueshme gjeopolitike, politike, sociale dhe qytetare. Ajo ishte lëvizja e atyne që nuk besuen kurrë tek komunizmi internacionalist shqiptarë.
Sami Repishti për këtë ngjarje asht shprehun : “Ushtarakisht “Lëvizja e 9 Shtatorit 1946 ka kenë një akt i guximshëm i papërgatitun. Lëvizja dëshmonte një politikë kriminale që po zbatohej”.
Rasim Gjyrezi, Riza Dani dhe Dulo Kali, Paulin Pali për nacionalistët, ishin pjesë shumë e randësishme e lëvizjes krahas grupeve të tjera. Këto nacionalista dhe qytetarë patën vetëdijen dhe e parashikuen se komunizmi në Shqipni, do të sillte vetëm varfni dhe krim, prandaj u lidhen me shumë sinqeritet me ket lëvizje, për të ndikue sado pak për pengimin e vendosjes të pushtetit komunist dhe diktaturës sllavo-komuniste. Në artikullin “Si u organizua kryengritja antikomuniste e Postribës, botuar në gazetën R.D. shkruhej:
“Në Postribë situata ishte në shpërthim. Filluan të zhvilloheshin mbledhjet e para, me qëllim pjesëmarrjen sa më të gjerë të fshatrave dhe banorëve të qytetit të Shkodrës. Në korrik, një mbledhje u mbajt në shtëpinë e Cin Serreqit. Në Shegaj të Ibros në Postribë, nën drejtimin e Osman Haxhisë, u mblodhën përfaqësuesit kryesorë të fiseve, edhe nga Hoti i Ri. Në këtë takim merrte pjesë edhe përfaqësuesi i njohur i fisit të Kazazëve, Jup Kazazi, i cili kishte një autoritet shumë të madh në Shkodër e fshatrat rreth saj” 4.
Lëvizja nuk ja arriti qëllimit, por ajo do të mbetet përgjithmonë një simbol i qendresës nacionaliste kundër komunizmit.
Do të ishte në nderin tonë tashma që këto ngjarje të zanë vendin e tyne të nderuem, në historinë tonë, por me vërtetësi. Shqipnia tenton të jetë vend i Europës së qytetnueme. Në vendet e ish-lindjes komuniste, pamvarsisht se komunizmi ka kenë ma liberal, ngjarje të tilla historike kanë vendin e tyne të nderuem në historinë e këtyne vendeve dhe dekomunistizimi i vendit asht krye, që në 10 vjecarin e pare, mbas demokratizimit dhe tashti shohin përpara për zhvillimin ekonomik dhe shoqnor.
Nacionalistat, demokratët dhe të gjithë ato grupe politike, të cilat kontribuen në lëvizjet antikomuniste në Shqipni, duhet të marrin vendin që ju takon.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat