Journal des débats politiques et littéraires (1931)/Turqia e njohu më në fund mbretërinë e Shqipërisë

Historia

Journal des débats politiques et littéraires (1931)/Turqia e njohu më në fund mbretërinë e Shqipërisë

Aurenc Bebja Nga Aurenc Bebja Më 20 shtator 2019 Në ora: 10:20
Ahmet Zogu

“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të dielën e një nëntorit 1931, në faqen n6, një shkrim në lidhje me njohjen zyrtare të mbretit Zog nga Turqia, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dard (Klos), Mat - Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Turqia njohu mbretërinë e Shqipërisë

Më 27 tetor, Presidenti i Republikës turke i dërgoi një telegram Madhërisë së Tij Mbretit Zog të Shqipërisë, duke i uruar lumturi dhe prosperitet për kombin shqiptar.

Image

Madhëria e Tij i ktheu të njëjtin urim.

I ngarkuari për çështjet diplomatike i Turqisë në Tiranë vizitoi Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, të cilin e njoftoi se ai ishte udhëzuar nga qeveria e tij për të hyrë në marrëdhënie zyrtare me qeverinë shqiptare.

Shkrimi i plotë: Journal des débats politiques et littéraires (1931)/Turqia e njohu më në fund mbretërinë e Shqipërisë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat