Fakte interesante për jetën e Jacqueline Kennedy

Historia

Fakte interesante për jetën e Jacqueline Kennedy

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 15:52
John dhe Jacqueline Kennedy

Ikona e bukurisë, por edhe një ndër zonja e para, më të dashura për amerikanët, Jacqueline Kennedy, nuk ka bërë një jetë aq të qetë sa në dukje.

1. Para John Kennedy, Jackie ishte fejuar me një burrë tjetër

Para se të lidhej me John Kennedy, ajo ishte fejuar me John Husted të cilin e kishte njohur vetëm prej dy muajsh. Çifti kishte planifikuar të martohej në qershor, por në mars ajo u njoh me ish-presidentin, dhe ndërpreu fejesën e parë.

2. Prejardhja e Jackie u falsifikua

Nëna e Jackie, ishte përpjekur që gjithmonë të ruante imazhin e një familje të privilegjuar. Por në realitet, Jackie, nuk kishte lidhje aspak me origjinën franceze. Paraardhësit e saj, ishin nga Irlanda, të cilët kishin emigruar në Amerikë. Ndonëse nëna e saj mbahej si një aristokrate nga radhët e katolikëve francezë, kjo nuk ishte e vërtetë.

3. Propozimin për martesë të Kennedy-t, Jackie e pranoi dy muaj pas

Pasi John Kennedy i propozoi asaj për martesë, ajo bëri një udhëtim 30-ditor në Evropë, për të menduar në lidhje me përgjigjen.

4. Ajo e urrente fustanin e nusërisë dhe dasmën e saj

Ndonëse fustani i nusërisë, ishte një veshje klas, e kuruar në detaje, Jackie në fakt e urrente atë. Ajo kishte deklaruar, se ky fustan i tregonte gjoksin e vogël. Edhe ceremonia e dasmës nuk ishte ajo që Jackie kishte ëndërruar. Ajo kishte dëshirë që të festonte vetëm me të afërmit e saj, por festa mori përmasa të mëdha.

5. Jackie abortoi 3 herë

Jackie Kennedy lindi fëmijën e saj të parë, Carolinën, në vitin 1957. Por para kësaj kishte pësuar një abort. Pas lindjes së djalit, ajo pësoi edhe dy aborte të tjera.

6. Vjehrri e kishte paguar me 1 milion dollarë, për të mos u ndarë nga John Kennedy

Martesa nuk ishte shumë e lumtur për Jackie Kennedy. Ajo e dinte se bashkëshorti e tradhtonte, shtuar edhe faktin e aborteve, ndaj ajo e vuajti shumë martesën e saj. Menjëherë para zgjedhjeve presidenciale, Jackie kërkoi një divorc. Por babi i John, duke qenë i etur për të ruajtur pamjen e një familjeje të lumtur, nga frika se divorci do të ndikonte në opinionin publik për imazhin e të birit, i ofroi asaj 1 milion dollarë, në këmbim që të hiqte dorë nga ideja e divorcit.

7. Hobi i Jackie ishte një pasdite me djathë të skuqur

Përveç shëtitjeve, ajo pasditet i kalonte shtrirë në dhomën e saj. Ushqimi i preferuar ishte djathi i skuqur.

8. Ajo hapi një shkollë për fëmijët e saj në Shtëpinë e Bardhë

Jackie tregonte një kujdes të madh ndaj fëmijëve të saj, ndaj nuk dëshironte që ata të ishin në qendër të vëmendjes. Për këtë arsye ajo hapi një shkollë në Shtëpinë e Bardhë, në katin e tretë, dhe ftoi edhe disa fëmijë të tjerë të administratës së Kennedy-t.

9. Ajo mori një çmim Emmy

Kur ajo u shpërngul në Shtëpinë e Bardhë, menjëherë ndërhyri duke e bërë atë një shtëpi moderne. Në vitin 1962 televizionet kombëtare, transmetuan një turne në Shtëpinë e Bardhë, në mënyrë që publiku t’i njihte nga afër ambientet e reja. Për këtë ajo fitoi një çmim Emmy dhe është Zonja e Parë dhe e vetmja që ka një trofe të tillë.

10. Ajo nuk e hoqi për një kohë të gjatë kostumin rozë të larë në gjak nga vrasja e bashkëshortit

Kostumi rozë që ajo kishte veshur, ditën që Kennedy vdiq, ishte i mbuluar me gja. Por ajo nuk pranoi ta hiqte, dhe për një kohë e ka mbajtur veshur. Pas disa orësh nga vrasja, ajo u shfaq me kostumin rozë lyer në gjak, për të treguar se çfarë i ndodhi Kennedy-t.

11. Ajo është një redaktore e autobiografisë së Michael Jackson

Jackie Kennedy pati një karrierë si redaktuese librash. Ajo redaktoi edhe autobiografinë e Michael Jackson, që u botua në 1988. Jackie i pagoi atij, 300.000 dollarë. Por ajo nuk kishte dëshirë, që emri i saj të publikohej në librat që redaktonte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat