L’Echo de Paris (1925)/Vajza e madhe e Tolstoit po qëndron në shtëpinë e aktorit të famshëm Aleksandër Moisi, në Vjenë

Historia

L’Echo de Paris (1925)/Vajza e madhe e Tolstoit po qëndron në shtëpinë e aktorit të famshëm Aleksandër Moisi, në Vjenë

Aurenc Bebja Nga Aurenc Bebja Më 24 tetor 2019 Në ora: 08:49
Burimi: gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

“L’Echo de Paris” ka botuar, të shtunën e 25 prillit 1925, në faqen n4, një shkrim në lidhje vizitën e vajzës së madhe të shkrimtarit të famshëm rus, Tolstoit, tek aktori me origjinë shqiptare, Aleksandër Moisiu, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat - Albania", e ka sjellë për publikun shqiptar:

Vajza e madhe e Tolstoit 

“Vajza e madhe e Tolstoit, Tatiana, gjashtëdhjetë vjeçare, pasi u prit në Pragë nga Presidenti Massaryk, sapo ka mbërritur në Vjenë, ku po qëndron në shtëpinë e aktorit të famshëm Aleksandër Moisi, një admirues i babait të saj. 

Ajo do të japë, sipas “Observer-it”, një konferencë në frëngjisht. Tatiana po përgatit, në bashkëpunim me Muzeun Tolstoi, një botim të plotë, në gjashtëdhjetë vëllime, të veprave të babait të saj. 

Vejushë e një personaliteti të lartë rus, A. Suchotin, i cili vdiq nga pikëllimi gjatë luftës, Tatiana, e cila nuk dëshiron të përfitojë asgjë nga shitja e veprave të Tolstoit (babait), ndan me katër persona një dhomë të vetme, dhe jeton aty duke dhënë mësime për pikturën.”

Shkrimi i plotë: L’Echo de Paris (1925)/Vajza e madhe e Tolstoit po qëndron në shtëpinë e aktorit të famshëm Aleksandër Moisi, në Vjenë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat