Paris-presse (1954) / Kriza politike në Shqipëri. Enver Hoxha, pas akuzave të rënda të Mehmet Shehut, është arrestuar për tradhti - Bota Sot
Paris-presse (1954) / Kriza politike në Shqipëri. Enver Hoxha, pas akuzave të rënda të Mehmet Shehut, është arrestuar për tradhti

Historia

Paris-presse (1954) / Kriza politike në Shqipëri. Enver Hoxha, pas akuzave të rënda të Mehmet Shehut, është arrestuar për tradhti

Nga: Aurenc Bebja Më: 28 tetor 2019 Në ora: 10:11
Enver Hoxha, pas akuzave të rënda të Mehmet Shehut, është arrestuar për tradhti

“Paris-presse” ka botuar, të enjten e 29 korrikut 1954, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me arrestimin e Enver Hoxhës, pas akuzave të rënda të Mehmet Shehut, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Ish-presidenti shqiptar Enver Hoxha arrestohet për tradhti

“Tiranë, 28 korrik – Kriza politike, e përhapur në Shqipëri që prej disa muajsh, ka çuar në arrestimin e ish-presidentit Enver Hoxha, njeriut të fortë të regjimit, i cili nuk ishte më “i preferuari” i Moskës.

Image
Burimi  gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Ne e dimë që javën e kaluar Enver Hoxha kishte paraqitur dorëheqjen e tij në Parlament, duke kërkuar që rivali i tij, nënkryetari i Këshillit, Mehmet Shehu, të emërohej si pasardhësi i tij, gjë që u bë.

Mehmet Shehu sapo e ka akuzuar paraardhësin e tij për tradhti, si pro-titist, frikacak dhe pro-perëndimor. Së shpejti Enver Hoxha do të gjykohet nga një gjykatë speciale.

Thuhet se Mehmet Shehu po përgatit një spastrim serioz që synon forcimin e qeverisë dhe partisë, në mënyrë që të ruhet për Bashkimin Sovjetik fortesa shqiptare, në një moment kur Jugosllavia, Greqia dhe Turqia po përgatiten të nënshkruajnë aleancën ushtarake ballkanike.”

https://www.darsiani.com/la-gazette/paris-presse-1954-kriza-politike-ne-shqiperi-enver-hoxha-pas-akuzave-te-renda-te-mehmet-shehut-eshte-arrestuar-per-tradhti/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat