Në tridhjetetre vjetorin e vdekjes së atdhetarit, tribunit të lirisë dhe trimit Metush Krasniqit-Dajkovcit

Historia

Në tridhjetetre vjetorin e vdekjes së atdhetarit, tribunit të lirisë dhe trimit Metush Krasniqit-Dajkovcit

Nga: Abaz Osmani Më: 30 tetor 2019 Në ora: 14:22
Metush Krasniqi

Në këtë muaj dhe pikërisht më datën 15 u mbushën 33 vjet kur Metush Krasniqi ish i burgosur i ndërgjegjies, luftëtari i çështjes kombëtare u shpërngul në amëhim. Metush Krasniqi ishte trimi, titani, guximtari, sypatremburi qëkurrë sa ishte gjallë nuk u dorëzua para torturave çnjerëzore dhe keqtrajtimeve të një pushteti gjenocidal që për fat ishte në ikje. Bacën Metush, ata që e kishin njohur dhe që kishin qëndruar tok me te në kazamatet e një pushteti barinjsh q[ në tokat tona kish zbritur nga Karpatet, tregojnë se torturat e ushtruara në çelite e burgjeve ku qëndroi Metushi, atë nuk e ligësuan, por përkundrazi atij i jepnin forcë të paimagjinueshme. Gjaku i derdhur nga damarët e tij, çuditërisht e bënn më të fuqishëm dhe ky fakt inkvizitorët i bënte të çmendeshin duke mos u ngopur me gjakun e tij, as me gjakun e Fazli Grajçevcit, Shaban Shalës, të Hazir Shalës, Adem Demaçit dhe të shumë atdhetarëve të tjerë, që ditë e natë luftuan për kauzën e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Metush Krasniqi Dajkovci e dinte se pa jetësimin e objektivave të Rilindjjes Kombëtare, pa zbatimin në jetë të Projektit madhor të Lidhjes së Parë të Prizrenit, të Lidhjes së Dytë të Prizrenit, të të Konferencës se Bujanit, kombi dhe atdheu ynë nuk mund të ketë të ardhme. Kjo kauzë ishte dhe edhe sot është NJË ZOT, NJË KOMB,NJË SHQIPËRI, NJË ATDHE NJË GJUHË DHE NJË FLAMUR.

Ai dhe shkokët e tij ishin kundër copëtimit të tokave të atdheut që të parët tanë na i kishin llënë trashëgim, at ishin kundër bajraktarëve, kundër krahinarëve, provincialistëve dhe vilajetxhinjve, sepse ” tdheu ose mund të jetë unik dhe i vetëm dhe i bashkuar ose nuk mund të ekzistojë fare” thoshte Baca Metush.

Tani po mbushen 33 vj3t pa praninë fizike të Bacës Metush, por sa më shummë kohë kalon nga vdekja e tij, aq më shumë ndjehet mungesa e tij. Ky është fati i njerëzve të mëdhenj që lindi populli ynë.

Është thënë shumë kohë më parë se trimat, guximtarët, të patremburit nuk kanë frikë nga vdekje, sepse ata vdesin vetëm një herë. Frikacakët, servilët, qyqarët, puthadorët, pakurrizorët vdesin 100 herë dhe ata vdesin përgjithmonë dhe emri dhe nami u harrohet përgjithnjë.

Baca Metush vdiq vetëm një herë. Në të vërtetë vdekja e tij ishte NJË LINDJE E DYTË PËR TE. Dhe kjo lindje e dytë ATE e bëri të pavdekshëm, sepse shpirti i BACËS METUSH, edhe sot këtu, edhe nesër, edhe pasnesër dhe gjithmonë është me ne dhe ndër ne. Mendoj se një komb që lind dhe rrit trima si Metushi, nuk duhet të brengoset as për të sotmen, as për të nesërmen e atdheut tonë, sepse fara e hedhur nga atdhetarët e kalibrit të Metushit do të përcillet edhe të bijt, nipërit she stërnipërit tanë duke i bërë ata stoikë para çdo sfide që do të hasin në të ardhmen.

Familja e ndreuar e Metush KrASNIQIT duhet të jetë krenare që patën një prind, një gjysh, vëlla të tillë. Me Metushin mburret një kimb i tërë. Metushi ynë e kishte ktë fat, e kishte këtë rrugë e kjo ishte rruga e luftës për komb dhe atdhe dhe pikërish kjo atë e bën të pavdekshëm.

Abaz Osmani, kryetar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare-Prishtinë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat