Histori: Çfarë ka ndodhur më 2 nëntor?

Historia

Histori: Çfarë ka ndodhur më 2 nëntor?

Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 07:56
Axis Power

1936 - Diktatori italian Benito Musolini shpall Boshtin Romë - Berlin, duke krijuar aleancën e Fuqive të Boshtit...

1936 - Diktatori italian Benito Musolini shpall Boshtin Romë - Berlin, duke krijuar aleancën e Fuqive të Boshtit. Termi "bosht" besohet të jetë përdorur fillimisht nga kryeministri fashist i Hungarisë, Gyula Gombos, i cili përkrahte idenë e një aleance Gjermani - Hungari - Itali. Ai veproi si ndërmjetës mes Gjermanisë dhe Italisë për të arritur një aleancë të tillë. Por Gombos vdiq papritur në vitin 1936, dhe ardhja e Kalman Daranyit - pasardhës jo-fashist në postin e kryeministrit - i dha fund përpjekjeve të Budapestit për krijimin e një boshti 3-palësh .

1965 - Norman Morrison, 31-vjeçar nga shteti Maryland, i vë zjarrin vetes, duke u lyer me benzinë në hyrje të Pentagonit, në shenjë proteste kundër përdorimit të napalmit në Luftën e Vietnamit. Në qytetin vietnamez Da Nang, një rrugë mban emrin "Norman Morrison" në kujtim të aktit të tij kundër konfliktit Vietnam -SHBA .

1976 - Jimmy Karter fiton ndaj Gerald Fordit, duke u bërë presidenti i parë amerikan nga një shtet i thellë jugor që nga Lufta Civile. Para se të bëhej President, Karter, demokrat, kishte shërbyer si oficer marine, kishte qenë fermer kikirikësh, senator shteti për dy mandate dhe guvernator i shtetit Xhorxhia për një mandat. Pas një mandati si president, Xhimi Karter u nderua me çmimin Nobel për paqe për veprimtarinë e tij në pajtimin e konflikteve ndërkombëtare.

1983 - Presidenti amerikan Ronald Reagan nënshkruan ligjin për krijimin e Ditës së Martin Luther Kingut, laureat i çmimit Nobel për paqe, udhëheqës i lëvizjes për të drejtat civile - i vrarë me atentat më 4 prill, 1968.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat