La Republique française (1908)/Letra e Ismail Qemalit për zgjidhjen e çështjes së Maqedonisë drejtuar ministrit të jashtëm britanik dhe atij francez - Bota Sot
La Republique française (1908)/Letra e Ismail Qemalit për zgjidhjen e çështjes së Maqedonisë drejtuar ministrit të jashtëm britanik dhe atij francez

Historia

La Republique française (1908)/Letra e Ismail Qemalit për zgjidhjen e çështjes së Maqedonisë drejtuar ministrit të jashtëm britanik dhe atij francez

Aurenc Bebja Nga Aurenc Bebja Më 2 nëntor 2019 Në ora: 08:41
Ismail Qemali

“La République française” ka botuar, të martën e 7 prillit 1908, në faqen n°2, letrën publike të Ismail Qemalit, drejtuar asokohe ministrit të jashtëm britanik dhe atij francez, në lidhje me zgjidhjen e çështjes maqedonase, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

 Turqi

“Një program reformash. — Në një letër të hapur drejtuar Sir Edward Grey-t dhe z. Pichon (Stephen), Ismail Bej Qemali, ish-guvernator i provincës së Perandorisë Osmane, propozon zgjidhjen e mëposhtme të çështjes maqedonase:

Image

Evropa — tha ai — duhet të kujtojë propozimet që u bëri popujve të gadishullit dhe t’i kërkojë sulltanit ekzekutimin e tyre. Rifillimi i punës së reformave, sipas traktatit të Berlinit, do të sillte mbështetjen e të gjithë popujve dhe të gjitha racave. Por kushti thelbësor është që këto reforma të zbatohen në të gjithë Turqinë Evropiane.

Për të vendosur një rend serioz dhe të qëndrueshëm, nevojitet :

1° sigurim të një sistemi drejtësie për të gjitha krahinat, i cili do të garantojë zbatimin e ligjit të vitit 1880 me disa ndryshime;

2° dhënia fund e krizës që shkatërron Maqedoninë dhe të shërohen plagët e krijuara prej saj.

Fuqitë, për të arritur këtë qëllim, duhet të garantojnë integritetin e Perandorisë Osmane, në mënyrë që të sigurojnë popujt dhe qeverinë turke. Fuqitë mund të zbatojnë atëherë, në mënyrë të sigurtë, ligjin organik të vitit 1880, nën kontrollin efektiv të një organi ndërkombëtar, siç është Komisioni Evropian për Rumelinë Lindore.

Ky komision, i shtyrë por jo i shpërndarë, do të mblidhet në Selanik dhe do të mbikqyrë, në secilin vilajet, krijimin e një komisioni të veçantë, i cili do të mund të diskutojë lirshëm për modifikimet që mund të sillen në ligjin e vitit 1880.

Gjatë periudhës së ekzistencës së komisionit, qeveria osmane do të gëzonte një lehtësim që do t’i lejonte asaj riorganizimin e administratës së saj qendrore.

Në të njëjtën kohë duhet të organizohet Shqipëria dhe popullit shqiptar t’i njihet ekzistenca kombëtare.”

Shkrimi i plotë: La Republique française (1908)/Letra e Ismail Qemalit për zgjidhjen e çështjes së Maqedonisë drejtuar ministrit të jashtëm britanik dhe atij francez

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat