Miti i shpellës dhe filozofia e Platonit - Bota Sot
Miti i shpellës dhe filozofia e Platonit

Historia

Miti i shpellës dhe filozofia e Platonit

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 17:52
Platoni

Alegoria e shpellës është vepër e filozofit grek, Platonit, dhe është simbol i dijes njerëzore. Sipas këtij miti, njeriu nuk është veçse një i burgosur në një shpellë, dhe bota siç e njeh njeriu, është vetëm reflektim apo projektim i realitetit.

Realiteti i vërtetë është jashtë shpellës, është e vështirë të imagjinohet nëse nuk kemi dalë kurrë nga shpella, dhe jemi mësuar të jetojmë në një lloj hijeje apo refleksi të saj. Në këtë kuptim, nuk jemi të vetëdijshëm për ekzistencën e realitetit, ose jemi, por kemi frikë.

Po çfarë përfaqëson shpella në jetën e përditshme? Mund të jetë familja, shtëpia apo mjedisi ku jemi rritur. Eshtë normale që, qysh prej moshës së vogël na janë ngulitur vlera të ndryshme, që nga ato fetare, tek ato politike.

Lindja jonë në brendësi të komunitetit bën që të rritemi me disa tradita, të cilat plazmojnë identitetin tonë. Për këtë arsye, përballë asaj që është e re, shumë njerëz shfaqen të heshtur: pikërisht prej frikës se mos humbasin identitetin.

Për shkak të faktit që jemi vazhdimisht në kërkim të sigurive, e bëjmë tendencë tonën që të përqafojmë vlerat dhe idetë e njerëzve që duam. Në këtë kuptim, as shoqëria dhe as familja nuk na mësojnë që të “shohim” (edhe pse mund të vëzhgojmë).

Nuk na ndihmojnë për zhvillim e një pikëvështrimi kritik ndaj gjërave. Pak fëmijë e kanë fatin që të rriten në një mjedis që i shtyn të analizojnë, përballen dhe zhvillojnë një mendim të vetin, ashtu sikurse dhe të praktikojnë autokoshiencën. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat