Ismail Qemali për Le Siècle (1912): Pavarësia e Shqipërisë do të jetë baza e rendit dhe ekuilibrit e popujve të Ballkanit dhe të paqes evropiane.

Historia

Ismail Qemali për Le Siècle (1912): Pavarësia e Shqipërisë do të jetë baza e rendit dhe ekuilibrit e popujve të Ballkanit dhe të paqes evropiane.

Nga: Aurenc Bebja Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 08:39
Ismail Qemali

“Le Siècle” ka botuar, të enjten e 26 dhjetorit 1912, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me intervistën e Ismail Qemalit për pavarësinë e Shqipërisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Deklaratë e Ismail Beut

Romë, 24 dhjetor. — Ismail Beu, çlirimtari i Shqipërisë, bëri këto deklarata:

Image
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

“Populli shqiptar është i lumtur të shohë se të gjitha fuqitë kanë njohur të drejtën e tij për të jetuar në mënyrë të pavarur dhe për të gëzuar të mirat e qytetërimit. Ne jemi të bindur se e gjithë Evropa do të jetë e interesuar për fatin tonë dhe do të kthehemi në territorin tonë kombëtar, i cili, kompakt dhe i bashkuar, do të jetë baza e rendit dhe ekuilibrit në interes të popujve të Ballkanit dhe të paqes evropiane.

Ne jemi gjithashtu të lumtur të theksojmë se Evropa dëshiron të zgjidhë çështjen ekonomike e cila është e vetmja që në të ardhmen mund të kufizojë pretendimet e Serbisë, të papajtueshme me marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë që Shqipëria dëshiron të mbajë me të gjithë fqinjët e saj.

Ne besojmë fuqimisht se çështja e qarkullimit të lirë serb në të gjithë Shqipërinë është, në parim, shumë e drejtë dhe do të zgjidhet praktikisht duke respektuar pavarësinë e Shqipërisë së ardhshme.”

https://www.darsiani.com/la-gazette/ismail-qemali-per-le-siecle-1912-pavaresia-e-shqiperise-do-te-jete-baza-e-rendit-dhe-ekuilibrit-e-popujve-te-ballkanit-dhe-te-paqes-evropiane/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat