Le Petit Parisien (1914) / Ja zgjidhja që ka propozuar Ismail Qemali për qëndrueshmërinë e Shqipërisë në gazetën “Italia”

Historia

Le Petit Parisien (1914) / Ja zgjidhja që ka propozuar Ismail Qemali për qëndrueshmërinë e Shqipërisë në gazetën “Italia”

Nga: Aurenc Bebja Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 08:15
Ismail Qemali

“Le Petit Parisien” ka botuar, të mërkurën e 27 majit 1914, në faqen n°3, intervistën e Ismail Qemalit për gazetën “Italia”, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Ismail Qemali në Romë

Romë, 26 maj.

Image
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Ismail Qemali, ish-kreu i qeverisë së përkohshme të Vlorës, ka ardhur në Romë, nga ku ai synon të niset për t’i ofruar shërbimet e tij princ Vidit.

I intervistuar nga gazeta “Italia”, Ismaili deklaroi se ngjarjet e tanishme ishin të lehta për t’u parashikuar, pasi princi kishte pranuar tutelën e Esatit.

Sipas tij, e vetmja mënyrë për të krijuar një paqe të qëndrueshme në Shqipëri është rritja e kompetencave të komisionit të kontrollit që do të qeveriste nën autoritetin e princit dhe krijimi në Shqipëri i një sistemi kantonal të ngjashëm me atë të Zvicrës.

https://www.darsiani.com/la-gazette/le-petit-parisien-1914-ja-zgjidhja-qe-ka-propozuar-ismail-qemali-per-qendrueshmerine-e-shqiperise-ne-gazeten-italia/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat