Cila ishte fjala e fundit e 9 intelektualeve të pushkatuar në regjimin e Enver Hoxhës

Historia

Cila ishte fjala e fundit e 9 intelektualeve të pushkatuar në regjimin e Enver Hoxhës

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 18:07
Foto ilustrim

Tre dokumentet ku dëshmojnë refuzimin e faljes së jetës dhe më tej fjalën e fundit para ekzekutimit të intelektualëve: Qenan Dibra, Hivzi Golja, Sami Ceribashi, Talat Drini, Tut Meniku, Xhavit Koka, Mehmet Beshiri, Shaban Balla dhe Ali Kavaja.

Pas arrestimeve në mars 1946, të një grup intelektualës shqiptarë që përbënin opozitën shqiptare të pas Luftës, u gjykuan dhe dënuan 37 të akuzuar prej të cilëve, 9 me vdekje.

Ky grup intelektualësh opozitarë u quajt grupi Bashkimi Demokratik. Procesi gjyqësor ndaj grupit në fjalë u zhvillua në Tiranë më 17-30 qershor dhe më 2 korrik 1946 u dha vendimi i Gjykatës së Lartë Ushtarake, ku veç shumë të dënuarve me burg u dënuan me vdekje 9 prej këtyre opozitarëve:Qenan Dibra, Hivzi Golja, Sami Ceribashi, Talat Drini, Tut Meniku Xhavit Koka, Mehmet Ali Beshiri, Shaban Balla dhe Ali Kavaja.

Pas vendimit, të 9 të dënuarit me pushkatim iu drejtuan me 2 korrik 1946  Presidiumit të Kuvendit Popullor me një lutje për t’ju falur jetën. Por brenda datës 2 korrik përgjigja për ta vjen negative. Presidiumi sipas kërkesës së kryetarit të Gjykatës së Lartë Ushtarake Frederik Nosi, për të mos ju akorduar asnjë shkak lehtësor, njofton se kërkesa e tyre për tu falur jetën ishte refuzuar. Të nesërmen, me 3 korrik 1946, në orën 5 të mëngjesit, të nëntë të dënuarit me vdekje thanë fjalën e tyre të fundit dhe u ekzekutuan në prani të prokurorit  gjakatar Nevzat Haznedari.

Të firmosur prej Haznedarit, dokumenti ku njoftohet fjala e fundit e të ekzekutuarve me 3 korrik 1946 ka këtë përmbajtje:

Mbi ekzekutimin dhe vullnetin e fundit se denuarvet me vdekje

Republika Popullore e Shqiperise

GJYKATA E NALTE USHTARAKE
Prokuroria Tirane 3/7/1946

Landa.Mbi ekzekutimin dhe vullnetin e fundit se denuarve
GJYKATES NALTE USHTARAKE

Sot me daten 3 Korrik 1946 n,oren 5 te mengjesit u eksekutuan te denuarit me vdekje,Qenan Dibra,Hivzi Golja,Sami Çeribashi,Talat Drini,Tut Meniku Xhavit Koka,Mehmet Ali Beshiri,Shaban Balla dhe Ali Kavaja

Fjala e fundit e secilit ne castin e ekzekutimit ishte

1) Talat Drini Rrofte Shqipnia me Kosoven

2) Hivzi Golja Rrofte Shqipnia me Kosoven

3) Tut Meniku Rrofte Shqipnia me Kosoven

4) Qenan Dibra Rrofte Shqipnia me Kosoven

5) Xhavit Koka Rrofte Shqipnia me Kosoven

6) Mehmet Beshiri Rrofte Shqipnia me Kosoven

7) Shaban Balla Ju le kujdes femijen

8) Ali Kavaja Rrofte Zogu i pare ,Mbret i Shqiptareve Rrofte Shqiperia me Kosoven.Vdekjen e kemi hak

9) Sami Ceribashi Me ne fund tu plotesua deshira o Prokuror.Edhe ti nje dite do ta paguash si une.Rrofte Shqipnia me Kosoven

Qenan Dibra dorezoj nje leter te drejtuar familjes ,me lutjen qe ti dorezohet
PROKURORI I GJYKATES SE LARTE USHTARAKE

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat