Mema: Akili nuk ishte grek, Aleksandri i Madh stërnip i gjyshërve ilirë

Historia

Mema: Akili nuk ishte grek, Aleksandri i Madh stërnip i gjyshërve ilirë

Më: 24 nëntor 2019 Në ora: 00:15
Marin Mema

Autori i serisë së dokumentareve ”Gjurmë shqiptare” dhe “Shqipëria tjetër” në Top Channel, Marin Mema ka ardhur më një rrëfim në emisionin “Personale”.

Gazetari ka thënë se po të rishikohet historia e shqiptareve dhe grekëve do të ndryshohej edhe historia botërore.

Ai ka thënë se një nga heronjtë kryesor siç është Akili, në shumë dokumente tregohet që nuk ishte grek.

Mema thotë se Lufta e Trojës është e njohur në gjithë botën për fat të keq si një luftë greke.

“Nuk është kështu. Lufta e Trojës nuk është siç është servirur deri më tani. Konsultojeni Iliadën në cilën gjuhë të doni dhe e vërteta e Trojës është aty”.

Gazetari ka thënë se edhe Aleksandri i Madh është nip i stërgjyshërve ilirë.

“Çfarë të duan të thonë. Kush të dojë le të çohet ta kundërshtojë. Shkencërisht askush nuk e kundërshton dot”, tha ndër të tjera Marin Mema.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat