Les Etoiles (1946) / Shqiptarët dhe mjekësia tradicionale, metodat e tyre për tu kuruar

Historia

Les Etoiles (1946) / Shqiptarët dhe mjekësia tradicionale, metodat e tyre për tu kuruar

Nga: Aurenc Bebja Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 09:02
Les Etoiles

“Les Etoiles” ka botuar, të martën e 2 prillit 1946, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me metodat tradicionale të mjekimit të pordorura në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Një lëkurë kafshe që shëron. 

“Shqiptarët përdorin metoda mjaft të veçanta për të trajtuar sëmundjet e mushkërive. Sipas rastit, i sëmuri duhet të veshë një lëkurë dhie ose delje të sapo therur. 

I sëmuri mund të shërohet gjithashtu duke vendosur gota thithëse në të gjithë trupin dhe duke i shkaktuar atij rrjedhje të bollshme gjaku. 

Rakia, një pije e fermentuar, përdoret gjithashtu duke e fërkuar mbi lëkurë. 

Sa për infektimin e thonjëve (gishtave), ekziston diçka shumë e lehtë për t’i kuruar. Mjafton t’i mbështillni me gjethe të lagura preshi. 

Këto ilaçe mund të sigurohen fare lehtë, sepse ato rrjedhin nga burimet natyrore të vendit. Madje ëshhtë e vështirë të gjesh gjithmonë një mjek, sepse Shqipëria ka vetëm 150 të tillë për 1.250.000 banorë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat