Komunisto çetnikët e regjimit serbosllav Jahja Fushës ia morën jetën por ia falen pavdekësinë

Historia

Nga: Sadri Rexhepi Më: 30 dhjetor 2019 Në ora: 18:26
Jahja Fusha

Duke përkujetuar figurën atdhetare të Jahja Fushës dhe angazhimin e tij për kauzën kombëtare, shkrimtari , dhe publicisti, e gazetari i shquar Shemsi Mehmeti pohonte se me Jahja Fushën njeheshim qysh herët dhe një kohë kemi punuar bashk në Komunë,i cili veç tjerash thotë se ishte i urtë, i sinqertë, i sakrifices dhe i pa thyeshëm në rrugën kombëtare.I pa krahasueshëm me askend për moshën dhe kohën kur jetoj ai, jo vetëm në Llap por edhe më gjerë(…)

Njerëzit me të cilët shoqërohej ai niheshin në gishta për atdhetari dhe përpjekje të vazhdueshme për çlirimin kombëtar. Pamja e tij dukej si i hajthem por i gjatë. Dhe nganjeherë ka bartur edhe një plis të bardhë. Ta çonte mallin e Osman Bunjakut apo të Isa Boletinit.Fjala e tij ishte e matur për ngritjën e tij shkollore. Ai interesohej dhe dinte shumë çka për Çështjen kombëtare dhe ishte vazhdimisht i angazhuar edhe ilegalisht në shërbim të asaj çështjeje.

Jo vetëm ai si person, por edhe e terë familja ishte e mveshur me cilësi të lartë njerëzore të bamirësisë e të humanitetit deri në sakrificë. Kurdo që ke shkuar te ai, babai i tij edhe vëllëzrit e tij, natën apo ditën, herët apo vonë, e gjeje të njëjtë, ballëhapur, mikpritës dhe të pranueshëm për të gjithë. Mjaftonte që ai të bindej, ose të njoftohej për personin se kush është dhe se e ka orientimin e mbarë, atëher nuk kishte kurrfarë problemi për asgjë. Te ai kemi qenë në festa kombëtare si dhe ato fetare, ashtu siç i ka festuar edhe ai. Gjithashtu duhet theksuar një detaj që më ka ngelur në kujtesë pas kaq vitesh; është një takim ilegal në shtëpinë e tij, qe i ngjante për nga pamja nji kongresi si edhe pse bisedohej në një mesnatë të errtë. Aty kemi bërë nji ndejë të frytshme ku kanë marrë pjesë shumë atdhetarë nga regjioni i Llapit dhe i Kosovës dhe është biseduar për gjendjen politike në vend duke shkuar dhe analizuar edhe një detaj në disa raste dhe diskutimi është përmbyllur me një fjalim tepër domethënës për kohën nga Shemsi Mehmeti (Ajo qe është pasqyruar tek figura e Jahja Fushës ishte atdhetaria e kulluar, kurrë duke mos menduar te ana materiale dhe po ashtu pas kombëtarës duke e lënë anën fetare). Edhe pse në atë interval kohor unë isha i ri, mund të pohoj se ky personalitet më ka mbetur në kujtesë përjetësisht, si figurë e rrallë nga ato nivele dhe nga ajo traditë madhështore-autoktone. Duke folur për figurën e Jahja Fushës, Shemsi Mehmeti pohonte se gjatë gjithë rrugës së tij jetësore ishte shembull i një atdhetari të përkushtuar, frymzues i ndjenjave dhe krenarisë kombëtare. Për shkak të ideve dhe idealeve çlirimtare u ndoq nga pushteti serb dhe u burgos. Ai, vertet iu përkushtua jetësisht e shpirtërisht urtësisë kombëtare prandaj nëpër të gjitha ato udhëkryqe të jetës së tij zgjodhi shokë dhe bashkmendimtarë me të cilët pajtoheshin me ide dhe veprime. Shtëpia e tij, oda e tij ishin berë qerdhe nacionalistësh shqiptar të kohës. Në odën e tij mbanin takime me qëllim të orientimit të masave për lëvizjet ideore e kombëtare. Tek ai kishim krijuar një besim të plotë sepse ishte dëshmuar se ishte atdhetar e burrë i besës.

Rrethi i Llapit i mban mend shumë atdhetarë dhe patriotë të shekullit të kaluar, të cilët nuk kursyen as jetën për kauzën tonë kombëtare, për Çlirimin e Kosovës dhe të shqiptarëve nga prangat shekullore serbo sllave. Njëri nga ata burra të devotshëm që gjatë tërë rrugës së tij jetësore ia kushtoi atdheut është edhe Hoxhë Visoka nga Ballovci i cili ishte dhe mbeti bir besnik i këtij populli. Me Hoxhë Visoken, Jahën e lidhnin shumë momente që do t’u rezistojnë kohërave. Vëllau i Jahës Muhameti thotë se Jahën dhe Hoxhë Visoken i ka lidhur karakteri dhe guximi. Prej atyre për herë njeriu ka dëgjuar biseda të burrërisë e të shqiptarisë. Vazhdimisht i kritikonin veset e këqia të njerëzve sidomos të atyre që bashkpunonin me okupuesit e regjimit serbsllavë në dem të popullit shqiptar.(…) E kanë gjykuar çdo gjë qe nuk i ka pelqyer dhe përherë kanë afirmuar vlerat pozitive të traditës dhe ato kombëtare. Për ti afirmuar këto vlera, në distancën kohore kur ata kanë jetuar dhe vepruar, vertet ka qenë vështirë por edhe guxim dhe burrëri e pashembulltë. Shumëkush në atë interval kohor sjelljet e këtyre dy burrave i kanë vlersuar shumë pozitivisht por këto gjera nuk kanë pasur guxim ti shprehnin. Kontaktet e këtyre dy burrave kanë filluar qysh në vitet e 30 të shekullit të kaluar dhe që nga ajo kohë kanë qenë të pandarë, për arsye se i bashkonte interesi i idealit dhe i kauzës kombëtare. Festën e Flamurit për herë e kremtonin së bashku, herë në shtëpin e Hoxhë Visokës e here në shtëpinë tonë. Së këndejmi, mund të pohoj se për çdo veprimtari kombëtare ata kanë qenë dhe vepruar së bashku, deri sa i ka ndarë vdekja, (e kurrësesi jo ideali) shprehet Muhameti.

Ndërsa Shemsi Mehmeti duke evokuar kujtime për jetën dhe veprën e këtij tribuni popullor thotë se për atdhetarinë e kohës për Jahja Fushën mund të flitet dhe shkruhet shumë sepse jeta dhe veprimtaria e tij kanë qenë udhërrëfim për brezat qe do të vijnë. Unë kam pasur rastin edhe previlegjin e veqantë qe e kam njohur dhe e kom pasur mik në kokën e burrërimit. Disa herë e komë takuar në odën e Shaban Tenezhdollit i cili aso kohe ishte kryetar komune në Besi. Qëndrimi kombëtar dhe demokratik i Jahja Fushës e bënte atë edhe me të adhurueshëm në mesin e bashkpunëtorëve të tij. Gjatë jetës dhe punës së tij Jahja Fusha u takoi njerzëve të mëdhenj, prandaj edhe vdekja e rrëmbeu si të tillë. Jeta e tij ishte një bashkbisedim me popullin, ishte një jetë brenda jetës së këtij populli, nga i cili nuk u nda për asnjë çast. Njerëz të tillë gjithmonë mbesin të rrallë dhe të vaçantë dhe pikërisht për këtë është i sfiduar t’u bashkohet atyre.

Veprimtaria e Jahës nuk u ndërpre për asnjë çast deri në frymën e fundit të jetës së tij. Të gjitha sfidave të kohërave u qëndroi vertikalisht karshi kauzës kombëtare. Gjatë angazhimit dhe veprimtarisë së tij iu dha rasti që të ketë kontakt më shumë intelëktualë dhe atëdhetarë të kohës. Në mesin e të shumtëve ishte edhe Hoxhë Visoka, Bajram Ajvazi, Hamit Sejdiu, Shaban Tenezhdolli, Muharrem Hoxha, Shemsi Mehmeti, etj?

Për takimet dhe figurën e këtij atdhetari Shemsi Mehmeti shprehet sa e sa herë që më jepët rasti të flas ose të shkruaj për figura të cmuara të Llapit e më gjerë, zakonisht para meje del pyetja a jam unë i arsyeshëm ta përkujtojë, të flas, të shkruaj apo të komentoj ndonjë moment – kontakt, ndër ata të shumtit që kam pasur me personalitete të tilla dhe duke folur për to, a do të mund vogëlsia ime ta lajë një pjesë shumë të vogël të atij borxhi shumë të madh që kam ndaj tyre, pa ua lënduar meritatë. Këto dilema në mua janë prezente edhe tani kur po përpiçem të them diçka për njërën ndër figurat shumë të çmuara dhe të respektuara të Llapit e të Kosovës për Jahja Fushën. Dhe nëse është e vërtetë se personalitetet e mëdha shendërrohen në idhuj të një kategorie njerëzish me të cilët është takuar, madje qoftë edhe vetëm një herë, qoftë edhe vetëm në shikim të parë, atëherë edhe Jahja Fusha nga Podujeva është njëri nga ata të cilët kanë hyrë në kujtesën time që nga ditët e rinisë sime të hareshme vazhdonte Shemsiu. Jahën e njoha që nga rinia ime e hershme, kur ende nuk kisha fituar guximin që ti afrohesha dhe ta ndërroja ndonjë fjalë me të. Së këndejmi, nga takimet me të dhe kontaktet e mia me atë burrë të rrallë të Llapit, dhe sa e kam vështirë të zgjedh, të veqojë, të ndaj dhe të veqoj diçka që do të ishte më e veçantë, më e dalluar ose më e rrallë dhe më emblematike tek ai burrë i madh i këtyre trojeve, ndjesë pastë. Jaha sikur u lind dhe jetoi për ta vazhduar traditën e të parëve të familjes Fusha për tu shndërruar në transmetues besnik, krejt origjinal por edhe në një kultivues me pasion të vlerave më fisnike të trashëguara nga paraardhësit e tij, çfarë ishin p.sh. Sahit Fusha, Ali Fusha, Musli Fusha e tek gjeneratat që e trashëguan e që po e trashëgojnë Jahën, p.sh. Muhameti një veteran i arsimit tani në pension, apo Latif Fusha mjek i njohur në Kosovë, apo Afrimi i burgosur politik i viteve të 80-ta etj. Tani me sytë e mendjes më duket se po i shoh bashkëkohësit e Jahës duke folur me pietet për qëndrimin e pathyeshëm të tij dhe të mixhës (Aliut) përballë gjithë atyre turturave fizike e psikike që përjetoi nga udbashët e oznashët gjatë procesit të hetimeve lidhur me akuza të montuara, të shpifura dhe të kurdisura të një procesi të montuar gjyqësor, gjoja për vrasjet e serbëve në Llap në kohën e ekzistimit të pushtetit gjerman, pasi që ky ishte udhëheqës i nënprefekturës së Llapit.

Me sytë e mendjes sot i shoh njerëzit duke folur për qëndrimin burrëror të Jahja Fushës gjatë gjithë atyre vuajtjeve që ka përjetuar në burgun hetues të Prishtinës. Jahja Fusha kurrë nuk fliste për vete. Edhe sot më duket se po e shoh Jahen bashkë me Hoxhë Visokën e Bajram Ajvazin, dy personalitete të njohura të këtyre trevave, që përbënin një treshe të pandashme, por edhe me shumë të tjerë. Më duket se po e shoh Jahen, Hoxhën dhe Bajramin duke festuar (gjysmë ilegalisht) nëntorët tanë, herë te Jaha, herë te Hoxha, herë te Bajrami e herë te disa shokë të tyre. Po e shoh Jahen në ballë të kolonës së pa fund pas Hoxhë Visokës duke shkuar për ngushllime në Llap, Vushtrri, e Mitrovicë, për shqiptarët e vrarë nga bandat çetnike për të vetmin fajë vetëm pse ishin shqiptar, pohojn Prof.Dr.Shefki Sejdiu dhe Prof.Dr. Shemsi Ajvazi.

Ndërkaq, në vitet e 90-ta gjatë aksionit të LPGJ e deri në frymën e fundit Prof.Anton Cetta dhe Prof. Dr. Zekeria Cana nuk e lëshonin nga goja emrin e Jahja Fushës për kontributin që kishte dhenë ai në rrafshin kombëtar. Kurse pas luftës së fundit shqiptaro- serbe nuk është bërë asgjë për te.

Së këndejmi, për një aktivitet dhe angazhim të tillë me interes kombëtar përveç Jahës në këtë kohë në familjen e tij kontribut të çmueshëm kanë dhenë edhe babai i tij Sahiti, agjallarrët Aliu e Musliu dhe vëllezrit e tij të cilët kishin përjetuar vuajtjen e bashkarisht dhe e tërë familja Fusholli gjatë gjithë ekzistimit të sistemit serbosllav komunist dhe titistorankoviqist.

Komunisto çetnikët e regjimit serbosllav Jahja Fushës ia morën jetën por ia falen pavdekësinë

Sadri Rexhepi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat