Reagon historiani ndaj zërave që Urën e vjetër të Gurit e quajnë “Ura e Vjoniqëve”: Ja kur u ndërtua kjo urë

Historia

Reagon historiani ndaj zërave që Urën e vjetër të Gurit e quajnë “Ura e Vjoniqëve”: Ja kur u ndërtua kjo urë

Nga: N.Sh Më: 1 janar 2020 Në ora: 15:30
Ura e Gurit

Historiani nga Vushtrria, Safet Hasani ka reaguar ndaj kolegëve të tij historianë për Urën e vjetër të Gurit në Vushtrri.

Disa historianë këtë urë e quajnë Ura e Vojniqëve, ndërsa Hasani thotë se këtë le ta dëshmojnë pasi që Ura e Vjetër e Gurit është ndërtuar në kohën romake shek. II pas Krishtit.

Sipas tij, në atë kohë s’ka pasur Vjoniq dhe prapashtesat sllave me iq dhe viq, janë shkruar në shek. XVIII nga kisha serbe.

Ja reagimi i plotë:

Image

Sqarim - Për disa kolegë historianë nga Vushtrria, që po bazohen në literaturat serbe, e që disa prapë përsërisin gabimet e njëjta!

Shumë objekte, toponime, siç është edhe “Ura e vjetër e Gurit”, që fatkeqësisht, disa historian e quajnë “Ura e Vojnoviqëve”! Le të më thonë mua, ku jetuan ata Vojnoviq? Le ta dëshmojnë! S’ka! Si nuk e kuptojnë këta që prapashtesat sllave, iq, viq (ç), janë shkruar vetëm në shek.XVIII nga kisha serbe, që t’i përvetësoj çdo gjë si serbe.

Ura e Vjetër e Gurit është ndërtuar që në kohën romake shek. II pas Krishtit.

Në territorin e Drenicës, Çyqavicës, Artakollit, e Rrafshit të Kosovës kemi me qindra emërtime, toponime, me emrin Nikollë, Nikë e Kollë, emra të lavdëruar religjioz ortodoks. Dhe, po ashtu, kemi edhe kalimet e lugjeve, lumenjve janë quajtur “VAU”, dhe sigurisht, që edhe vajet kanë marrë emrin nga pronarët e asaj prone. Pikërisht këtu, e gjejmë emërtimin e Urës së Vjetër të Gurit, “URA E VAUT TË NIKES”, "URA E VAJNIKES", s’ka të bëjë me Vojnoviqët, sepse s’kishte Vojnoviq në atë kohë! Emërtimi i Vojnoviqëve është gënjeshtër e politikave serbe. E disa historianë, fatkeqësisht, e marrin ashtu siç e thonë serbët dhe e publikojnë ashtu, pa e ditur që janë duke e dëmtuar historinë e vërtetë.

Ndoshta disa nuk pajtohen me mua, por ma sillni ndonjë argument tjetër real, por jo ato se çfarë thonë kisha dhe historia serbe!

Safet Hasani, PhD

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat