Esat Pasha: Ja kush e di sekretin e parfumit tim! – Reklama ekskluzive e parfumit të tij në “Le Journal”

Historia

Esat Pasha: Ja kush e di sekretin e parfumit tim! – Reklama ekskluzive e parfumit të tij në “Le Journal”

Nga: Aurenc Bebja Më: 5 janar 2020 Në ora: 09:33
Reklama ekskluzive e parfumit të tij në “Le Journal”

“Le Journal” ka botuar, të dielën e 13 qershorit 1920, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me personin që njihte sekretin e parfumit të Esat Pashë Toptanit dhe vendin ku mund të blihej ai, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 Queveria ë Shqipënisë

_________________

QEVERIA E SHQIPËRISË 

________________________

 

Selanik, 1 janar 1919

 Unë, ESAT PASHA, President i Qeverisë së Shqipërisë, deklaroj se Z. Fernand NONZA, i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrive Aleate të Lindjes, bashkëpunëtor i im, gjatë luftës së 1914 – 1918, është i vetmi që di sekretin e Parfumit Tim.

 Autorizoj vetëm atë që ta prodhojë dhe ta vë në shitje nën emrin :

 “PARFUMI I ESAT PASHËS”

 Gjenerali ESAT TOPTANI

President i Qeverisë së Shqipërisë

ESATI.

 Shitet në të gjitha Parfumeritë ose dërgohet me postë kundrejt 36.30 frangave në këtë adresë :

 PARFUMET E ARTIT NONZA, rruga Tronchet nr 8, Paris

Image
Reklama ekskluzive e parfumit të tij në “Le Journal”
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat