Hebreu i parë në një post të lartë në Shtetet e Bashkuara

Historia

Hebreu i parë në një post të lartë në Shtetet e Bashkuara

Më: 11 janar 2020 Në ora: 08:16
Francis Salvador

Francis Salvador më 11 janar 1775, u zgjodh anëtar i Kongresit provincial të Karolinës së Jugut, duke u bërë i pari hebre i zgjedhur në një post të lartë të Shteteve të Bashkuara.

Francis Salvador, pronar plantacionesh u zgjodh në këtë post megjithëse Kushtetuta e shtetit të Karolinës së Jugut u sankiononte të drejtën e votës vetëm të krishterëve.

Më pas, ai u bë hebreu i parë që u vra gjatë Revolucionit Amerikan. Ai po drejtonte një njësi të forcave policore të këtij shteti, kur u sulmua nga forcat monarkiste britanike dhe nga indianët e Amerikës.

Salvador u plagos rëndë që në fazën e parë të luftimeve dhe vdiq disa ditë më vonë. Familja e tij rridhte nga hebrej, të cilët ishin larguar nga Spanja në periudhën e Inkuizicionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat