Esat Pasha - redaktorit të një gazete në Trieste (1914): I dorëzuam mbretit tonë Vilhelm, pak tokë, ujë dhe rërë, të marra në atdheun shqiptar

Historia

Esat Pasha - redaktorit të një gazete në Trieste (1914): I dorëzuam mbretit tonë Vilhelm, pak tokë, ujë dhe rërë, të marra në atdheun shqiptar

Nga: Aurenc Bebja Më: 15 janar 2020 Në ora: 09:30
Shkrimi i “L’Echo d’Alger”

“L’Echo d’Alger” ka botuar, të shtunën e 7 marsit 1914, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me intervistën e Esat Pashë Toptanit me redaktorin e një gazete të Triestes, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Principata e Shqipërisë

Çështja shqiptare

Esat Pasha shpjegon se cili do të jetë regjimi i ri i Shqipërisë

Trieste, 6 Mars. – Një redaktor i një gazete të Triestes intervistoi Esat Pashën. Ai bëri deklaratat e mëposhtme :

“Në emër të popullit dhe të bejlerëve, ne i dorëzuam mbretit tonë Vilhelm, pak tokë, ujë dhe rërë, të marra në atdheun shqiptar. Tani ai është udhëheqësi ynë.

Nuk duhet të ketë frikë se kombësia e tij do të ketë një ndikim gjermanik në vend. Politika e tij e vetme do të udhëhiqet nga ky mendim, të punojë për madhështinë e Shqipërisë, në marrëveshje perfekte me Evropën.”

Esat Pasha tha në vijim se princi i Shqipërisë do të jetë mbret, domethënë “Mbret” ose sulltan. Durrësi do të jetë kryeqyteti i tij i përkohshëm, ndërsa Tirana rezidenca e tij verore.

Mbreti i ri e siguroi atë se qeveria e tij nuk do të jetë as autokraci dhe as regjim parlamentar. Shqipëria, në fakt, nuk dëshiron të bëjë gabimet e turqve të rinj. Qeveria do të përbëhet nga Ministra dhe një Senat, i zgjedhur gjysma prej popullit dhe gjysma tjetër e emëruar nga mbreti. Senati do të duhet të përgatisë statutin kushtetues.

Sovrani do të ketë si këshilltarë dhe Senati si president, qytetarët më të mirë të mbretërisë.

https://www.darsiani.com/la-gazette/esat-pasha-redaktorit-te-nje-gazete-ne-trieste-1914-ne-emer-te-popullit-dhe-te-bejlereve-ne-i-dorezuam-mbretit-tone-vilhelm-pak-toke-uje-dhe-rere-te-marra-ne-atdheun-shqiptar/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat