Esat Pasha – gazetarit të La France (1914): “Myslimanë jemi dhe mysliman duhet të jetë udhëheqësi ynë!”

Historia

Esat Pasha – gazetarit të La France (1914): “Myslimanë jemi dhe mysliman duhet të jetë udhëheqësi ynë!”

Nga: Aurenc Bebja Më: 25 janar 2020 Në ora: 08:52
La France

“L’Homme Libre” ka botuar, të dielën e 19 korrikut 1914, në faqen n°3, intervistën e gazetarit të “La France” me Esat Pashë Toptanin, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 Intervistë e Esat Pashës

 La France. — Z. Pierre Villatte :

 Pashai, megjithëse në shprehjet e tij dukej i moderuar, pranoi se ende ishte i “zemëruar” ndaj Princ Vidit : “Princi nuk është as i guximshëm, as i mirë, as i dobishëm. Unë madje dyshoj se në sferën e tij të mëparshme – përkthimi i sekretarit – të ketë qenë një njeri i lartë (i vlerësuar).”

 Dhe pashai i mirë më kujton që i bombarduan shtëpinë “në padijeni të tij”.

 Por sytë e tij ndriçohen dhe pashai bën gjeste të mëdha me krahët e tij : “Përveç kësaj, shikoni se çfarë ndodh tani !”

 Loja është e mirë për të; ai është shumë i lumtur me të :

 “Shqiptarët nuk mund të komandohen kurrë nga një gjerman. Ne jemi shumë të denjë. Përveç kësaj, ne jemi 800.000 myslimanë kundër 40.000 katolikëve. Ne jemi shumica, duhet të komandojmë; është diçka logjike. Përkundrazi, Princ Vidi përbën një urdhër në të cilin ekziston kryqi që ne myslimanët nuk mund ta bartim kurrë. Dhe pastaj, ai është i rrethuar nga shumë të huaj!

 Myslimanë jemi dhe mysliman duhet të jetë udhëheqësi ynë!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat