Historiani otomoan: Shqiptarët, këta tigrat e luftrave malore... luftëtari më i keq është trimi më i fortë i tyre

Historia

Historiani otomoan: Shqiptarët, këta tigrat e luftrave malore... luftëtari më i keq është trimi më i fortë i tyre

Nga: N.Sh. Më: 27 janar 2020 Në ora: 13:28
Një shqiptar luftëtar

Historiani otoman, Ibn Kemal, kur kishte folur për shqiptarët i kishte veçuar si luftëtar dhe trima të mëdhenjë, përcjell gazeta “Bota sot”.

Kemal, kishte thënë se, shqiptarët janë tigrat e luftrave malore.

Sipas tij, edhe luftëtari më i keq është njëri nga më të fortit dhe më trimi në fushëbetejë.

Ibn Kemal (1468-1536), tutje kishte thënë se shqiptarët në luftë, edhe që nuk kishin kauj, kishin shtizë e cila qëllonte si rrufejë përplot me helm sikur kafshimi i gjarprit.

“Shqipëtarët, këta tigrat e luftrave malore… kanë si rrebelimin e tyre fetarë. Edhe luftëtari i tyre më i keq është njëri nga më të fortit dhe më trimi në fushëbetejë, sikur të ishte një kalorës legjendar mbi kalë. Por ai nuk ka kalë, as armët e duhura për betejë. Në vend të kalit, ai ka një shtizë e cila qëllon si rrufe, i ka shtiza pikat e të cilave përplot helm sikur kafshimi i gjarpërit, ai ka gjithashtu hark druri dhe disa shigjeta. Për më tepër, ai është më i fortë se çeliku…”, kishte thënë historiani otoman Ibn Kemal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat