Riorganizimi i administratës në kohën e Mbretit Zog (1935) : Revolucion për nëpunësin civil !

Historia

Riorganizimi i administratës në kohën e Mbretit Zog (1935) : Revolucion për nëpunësin civil !

Nga: Nga Aurenc Bebja (Francë) Më: 4 shkurt 2020 Në ora: 08:52
Ahmet Zogu – Mbret i shqiptarëve

Na telegrafojnë nga Tirana :

“Kabineti Frashëri, i përbërë nga të rinj, kryesisht nëpunës civilë, apartiakë, do të përqëndrohet në veçanti në paqëtimin e brendshëm.

Kështu për sa i përket administratës, z. Frashëri, ish-presidenti i Këshillit të Shtetit (kujtojmë se ai kryesoi hartimin e Kodit Civil shqiptar), mori një seri masash në lidhje me riorganizimin administrativ të mbretërisë. Tashmë është projektuar një rishikim i plotë i ligjeve për rekrutimin e nëpunësve civilë : kandidatët, burra dhe gra, të të gjitha shtresave sociale, do të mund të marrin pjesë në konkurset për postet shtetërore.

Për më tepër, z. Frashëri ndihmohet në detyrën e tij të vështirë nga ish-ministri shqiptar në Londër, z. Fuat Asllani, i cili mban portofolin e punëve të jashtme. Aktiviteti i ministrisë së re e ka bërë tashmë atë të vlerësohet në qarqet politike shqiptare. Aq më tepër, ai vlerësohet nga rinia shqiptare.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat