Le Radical (1916)/Kur Esat Pasha uronte kryeministrin serb për marrjen e Manastirit (Telegrami)

Historia

Le Radical (1916)/Kur Esat Pasha uronte kryeministrin serb për marrjen e Manastirit (Telegrami)

Aurenc Bebja Nga Aurenc Bebja Më 27 shkurt 2020 Në ora: 08:49
Esat Pasha

“Le Radical” ka botuar, të mërkurën e 22 nëntorit 1916, në faqen n2, një shkrim në lidhje me telegramin e Esat Pashë Toptanit dërguar asokohe kryeministrit serb, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat - Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Esat Pasha uron zotin Pashiq

Korfuz, 21 nëntor. 

Image

Me rastin e marrjes së Manastirit, Esat Pasha, President i Këshillit Shqiptar, aktualisht në Selanik, i dërgoi Z. Pashiq, Presidentit të Këshillit të Ministrave të Serbisë, telegramin e në vijim: 

“Unë i paraqes Shkëlqesisë Suaj urimet e mia të sinqerta për hyrjen e ushtrisë Aleate në qytetin e parë të atdheut serb.”

 “ESAT PASHA”

 Z. Pashiq iu përgjigj këtij telegrami si më poshtë :

 “U përgjigjem me zell urimeve të sinqerta të Shkëlqesisë Suaj që rritën gëzimin që më mbush shpirtin me rastin e marrjes së Manastirit.

 Ju lutem pranoni urimet e mia të sinqerta për çlirimin e atdheut shqiptar nga zgjedha e armikut.”

Shkrimi i plotë: Le Radical (1916)/Kur Esat Pasha uronte kryeministrin serb për marrjen e Manastirit (Telegrami)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat