Sanxhaku dhe populli i saj nëpër histori

Historia

Sanxhaku dhe populli i saj nëpër histori

Nga: Maxhun Smajli Më: 19 mars 2020 Në ora: 16:52
Sanxhaku

Pas vitit 1856, me Paqen e Parisit, u bë më se e qartë se Evropa do të shkonte në favor të programit gjithserb të “Naçertanias”. Kosova, Sanxhaku dhe Toplica u bënë një gjah i preferuar për orekset serbe, të favorizuar me të gjitha menyrat nga mbështetja politike ruse dhe gjermane.

Në Kongresin e Berlinit të vitit 1878 fillon pikërisht kalvari shqiptarë, vetëm ngaqë një pjesë e këtij populli ishte i fesë myslimane. Gjatë vitëve 1912-1915, Serbia dhe Mali i Zi, si okupatore, përmes forcës filluan të realizojnë planin e dëbimit të shqiptarëve prej trojeve të veta. Përveq dëmeve materiale, në viset me popullatë shqiptare myslimane u rrënuan edhe 320 xhamia, u përdhosën 85 mejtepe dhe bibliotekat e tyre.

Gjatë vitit 1919, krahas represionit, pushteti serb, gati të gjitha xhamitë i kishte kthyer në shtalla kuajsh, në mënyrë që të provokoheshin shqiptarët dhe të shpërngulëshin për Turqi. Në të shumtën e rasteve varresat e shqiptarëve ishin rrënuar. Të gjithë imamët e xhamijave ishin thirrur në “bisedime” dhe nuk ishin kthyer të gjallë në shtëpi. Nëse vetëm një libër shqip gjindej në fshat, atëherë digjej i tërë fshati. Sidomos gjatë dimrit të vitit 1919-1920, xhandarmëria serbe filloi një terror të organizuar kundër familjës shqiptare e boshnjake.

Sipas të dhënave të sektorit DASIP. B. Poslanstvo Ankara, me 1941, gjatë vitit 1918-1941 nga territori i Sanxhakut për në Turqi janë shpërngulur 12582 boshnjak. Gjithsej, mes dy luftarve botërore, 1918-1941, për në Turqi janë shpërngulur 255878 shqiptarë e boshnjak.

Sanxhaku hapsirë potenciale e zgjerimit të rrethanave të krizës

Përkundër vrasjes, asimilimit dhe shpërnguljës, Sanxhaku dhe populli autokton i saj frymojnë. Mirëpo, akoma vazhdon të jetë hapsirë potenciale e zgjerimit të rrethanave të krizës në territorin e Sanxhakut. Serbia, përkatësisht regjimi aktual i saj, në periudhën parazgjedhore, i nevoitet edhe një “rrezik” plotësues për “integritetin e saj territorial” dhe për “ekzistimin e Serbisë në këtë hapsirë”. Argumenti i “rrezikut” mbetet ende xhokeri mjeshtërishtë i shfrytëzuar nga regjimi serb si duket edhe në këto zgjedhje, si kunder edhe në ato të mëparshmet, kur në luftën e fundit në Bosnje-Hercegovinë arriti të mobilizojë tërë Serbinë me motën: “Mbrojten e Serbisë dhe të serbëve”.

Nuk është e përjashtuar që në rrethanat e tilla të mungesës së një vizioni të prosperitetit ekonomik, të një programi premtues politik, ata sërish, edhe në këtë garë parazgjedhore, t'u ofrojnë zgjedhësve të vet vetëm “rrezikun” nga “humbje e territorit të Serbisë dhe largimi i serbëve nga këto hapsira” të arsyetojnë përdorimin e dhunës ndaj popullatës boshnjake të Sanxhakut.

Derisa, situata rreth Kosovës dhe Bosnje është deri diku e “artë”, me Sanxhakun qëndron ndryshe. Shqipëria dhe Kosova, po jetojnë e veprojnë në amullinë e unit përsonal, ku as Bosnja nuk qendron më mirë; në aspektin politik dhe ekonomik. Në anën tjetër, ndërkombëtaret nuk shfaqin interesim për ndonjë ndërhyrje politike e ekonomike në Sanxhak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat