Ditëlindja e Skënderbeut

Historia

Ditëlindja e Skënderbeut

Nga: Ilmi Veliu Më: 8 maj 2020 Në ora: 08:21
Skënderbeu

Sot, 6 maj eshtë ditëlindja e Kastriotit. Meqë asnjë politikan, hajdut e biznismen, nuk iu kujtua kjo datë, më mbeti mua që si historian dhe ekspert i periudhes se Kastriotit,ta përkujtojmë këtë ditë madhështore.  Pasi që vazhdojmë të gjindemi në Karantinë,mbeti që unë dhe nipi Vetoni, bashkë edhe me familjen tjetër të festojmë dhe promovojmë librin kushtuar Kastriotit. Unë e kam mbrojrur tezën e doktoraturës në Universitetin e Shkupit para një komisioni maqedonas dhe me fakte e argumente nga arhivat e ndryshme, i detyrova që ta pranonin tezën time se Skënderbeu ishte me origjinë shqiptare.           Por, kur Mustafa Nano  deklaroi se Kastrioti kishte qenë me origjinë serbe, unë u dëshprova sëtepërmi dhe e kam shajtur Nanon deri ne shtatë breza. Pra Nano ju bashkua pales serbe që thonë se ishte serb po edhe pales greke e maqedone qe nuk pranojnë se ai ishte paster shqiptarë. Kjo më detyroi mua qe te vazhdoj me hulumtimet e mia dhe te vazhdoj me botimin e materijaleve. Në bazë të gjurmimeve që kamë bërë në terren kam  zbuluar dhe vërtetuar se kështjella e  Skënderbeut që përmendet te Barleti me emrin  ,,Svetigradi,, nuk eshtë te Koxhaxhiku i Dibrës por afër qytezën së quajtur ,,Demirhisar,, ose te fshati ,,Sveti Todori,,  afër Manastirit (Bitol)  në  Maqedoni.  Këtë  teori e ka pranuar Instituri i Historisë Tiranë po edhe Oliver Shcmitt, historian dhe drejtor i Institutit në Vienë.  Unë si specialist i Historisë së Kastriotit nuk kamë  kohë të numroj budallenjëtë që nuk e pranojnë atë për hero kombëtar të shqipëtarëve sepse ata shqipfolës që nuk e ndiejnë vehten se janë shqiptarë  dhe  lejojnë që pastaj herojtë kombëtarë shqiptarë ti përvetësojnë të tjerit  si që na e kan marrë Dioklecianin, Konstandinin, Lekën e Madh, Nënë Terezën etj. si që bejnë serbet, grekët sllavomaqedonët etj…..Që maqedonët ta kuptojnë më mirë,kam botuar edhe ne gjuhën maqedone materijalin me titull ,,Skenderbeu në Burimet Osmane dhe Bizantine,, që eshtë i përkëthyer edhe ne gjuhën angleze.Sot në këtë ditëlindje te Kastriotit,e ftoj Mustafa Nanon të debatojmë ne emisionin  e  tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat