Kur “Othello” i Shekspirit do të shfaqej për herë të parë në Teatrin Kombëtar sipas versionit sovjetik (Paris-presse, 1952)

Historia

Kur “Othello” i Shekspirit do të shfaqej për herë të parë në Teatrin Kombëtar sipas versionit sovjetik (Paris-presse, 1952)

Nga: Aurenc Bebja Më: 26 maj 2020 Në ora: 18:44
Edwin Booth në rolin e Jagos (1870)

“Paris-presse” ka botuar, të shtunën e 20 dhjetorit 1952, në faqen n7, një shkrim në lidhje me shfaqjen “Othello” të Shekspirit në Shqipëri sipas versionit sovjetik, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat - Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Radio-Tirana (Shqipëri): demokratizimi i Othellos

“Othello i Shekspirit sapo është demokratizuar nga rusët. Ai nuk është më një personazh i gllabëruar nga xhelozia, por një njeri i mirë, bujar dhe përparimtar.

Image

Versioni sovjetik i shfaqjes, i cili së shpejti do të prezantohet (1) para publikut në Shqipëri, do të tregojë Jagon e vërtetë, një fashist të kohëve moderne, një nga ata burra që nuk ndalet para çdo lloj pengese për të shtypur dhe për të sunduar njerëzit.”

(1) “Othello” i Shekspirit, me regji të A.J. Ricko është luajtur për herë të parë në Teatrin Kombëtar Shqiptar në 1953.

Shkrimi i plotë: Kur “Othello” i Shekspirit do të shfaqej për herë të parë në Teatrin Kombëtar sipas versionit sovjetik (Paris-presse, 1952)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat