Një histori e panjohur për Gjergj Kastriotin dhe autoritetin e tij

Historia

Një histori e panjohur për Gjergj Kastriotin dhe autoritetin e tij

Nga: Gjon Keka  Më: 26 maj 2020 Në ora: 20:59
Gjergj Kastrioti

Gjergj Kastriot ishte i gjatë dhe i fuqishëm dhe gëzonte autoritet kudo ku ai ishte prezent.

Thuhet se kur ai shkoi për t’i ndihmuar mbretit Ferrant në Itali gjatë kësaj kohe ai takoi edhe kundërshtarin e tij kontin J. Picinino, shtati i të cilit vërtetë ishte shumë i vogël.

Duke parë se si ai e shikonte nga poshtë atë për shkak të vogëlsisë së tij ,atëherë Skënderbeu e mori për rripi që ai kishte në mes me njërën dorë dhe e ngriti ngadalë lartë, dhe kur e ngriti lartë i bëri përshtypje puthja që konti i dha në ballë Gjergj Kastriotit pastaj ky butësisht e uli përsëri në tokë.

Image
J. Picinino

Kjo në fakt është shenja e qartë se Gjergj Kastrioti kishte në veten e tij energjinë pozitive,autoritetin e madh, shkëlqimin e një njeriu që aty ku është terrë sjell dritë sa që edhe armiqtë i zbuste dhe i bënte ta nderonin sikur që konti në fjalë bëri një gjë të tillë./Gjon Keka/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat