Le Matin (1921)/Më shumë së një vit pas vrasjes, trupi i Esat Pashës gjendet ende në morg, në fillim të rrugës Aubervilliers, në Paris

Historia

Le Matin (1921)/Më shumë së një vit pas vrasjes, trupi i Esat Pashës gjendet ende në morg, në fillim të rrugës Aubervilliers, në Paris

Nga: Aurenc Bebja Më: 29 maj 2020 Në ora: 10:05
Esat Pasha në Paris (Excelsior, 4 prill 1916, fq.5) – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

“Le Matin” ka botuar, të martën e 25 tetorit 1921, në faqen n2, një shkrim në lidhje me trupin e pajetë të Esat Pashë Toptanit, më shumë se një vit pas vrasjes, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat - Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Trupi i Esat Pashës është ende në morg

Kujtojmë ende vdekjen e gjeneralit Esat Pasha, ish-diktatorit të Shqipërisë, i cili, më 13 qershor 1920, u vra me revolver, në rrugën Rivoli, nga një prej bashkatdhetarëve të tij.

Image

Trupi i gjeneralit fatkeq u transportua më pas në hotelin që kishte marrë me qira, Vila Said, dhe mbeti aty dy ditë, i ekspozuar në një katafalik. Pastaj, në pritje të ardhjes së gruas së tij, e cila do të vendoste për datën e varrimit, trupin e gjeneralit shqiptar e dërguan në morgun e qytetit të Parisit.

Por, pasi familja e tij që jeton jashtë vendit nuk e ka kërkuar kurrë trupin e tij, Esat Pasha është akoma duke pritur, midis katër fletëve plumbi dhe katër dërrasave abanozi, në fillim të rrugës Aubervilliers, që ta dërgojnë në shtetin e tij.

Në morg, na deklaruan :

— Ne nuk kemi pse të shqetësohemi për gjeneralin. Ai është në një sallë të ajrosur mirë dhe po presim vetëm një fjalë nga gruaja e tij që ta nisim me tren në destinacion të Shqipërisë. Ne marrim çdo muaj, përmes një banke, 45 franga të parashikuara nga rregullorja për kujdesjen e trupit. Ne nuk kërkojmë më shumë…

— Por, për sa kohë ju mund të mbani arkivolin ?

— Rregullorja nuk parashikon një datë. Ne do ta mbajmë atë për aq kohë sa familja paguan. Dyqind vjet, në qoftë se i pëlqen të paguajë 45 franga gjatë dymbëdhjetë muajve për dy qind herë...

— Po sikur familja të mos paguajë më ?

— Atëherë do ta varrosnim trupin në “transhenë e lirë”...

Shkrimi i plotë: Le Matin (1921)/Më shumë së një vit pas vrasjes, trupi i Esat Pashës gjendet ende në morg, në fillim të rrugës Aubervilliers, në Paris

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat