101 vjet nga dita kur gratë amerikane fituan të drejtën e votës

Historia

101 vjet nga dita kur gratë amerikane fituan të drejtën e votës

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 14:45
Foto Ilustrim

Më 4 qershor të vitit 1919, Kongresi amerikan aprovoi Amendamentin e 19-të të Kushtetutës së SHBA-ve, i cili garantoi të drejtën e votës për gratë, dhe u dërgua në të gjitha shtetet federale amerikane për ratifikim.

Arkivat kombëtare në Uashington ruajnë disa nga dokumentet më të rëndësishme në historinë amerikane, e në mesin e tyre edhe amendamentin e 19-të që u miratua në Kongres para afër një shekulli.

Amendamenti i 19-të u ndaloi shteteve dhe qeverisë federale t’iu mohojnë qytetarëve amerikanë të drejtën e votës në baza gjinore.

Një ndër figurat kryesore që ndihmuan këtë çështje, është edhe aktivistja Ida Wells Barnet. Gratë gjithmonë i kanë shërbyer demokracisë, si në rastin e Jeanette Rankin nga Montana që fitoi një vend në Kongres në vitin 1916, para se të miratohej amendamenti. Ajo nuk ishte e vetme.

Shumë gra shërbyen në Kryqin e Kuq gjatë Luftës së Parë Botërore.

E drejta për të votuar, është themeli i demokracisë dhe është fituar me punën e palodhshme të aktivisteve për gjenerata të tëra.

Nga e kaluara e deri tash, kontributi i gruas në demokraci vazhdon të jetë vlerë në traditën amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat