Korrespondenti i “Daily Herald” në Jeruzalem (1939): Flitet se mbreti Zog do të ngjitet në fronin e Sirisë! 

Historia

Korrespondenti i “Daily Herald” në Jeruzalem (1939): Flitet se mbreti Zog do të ngjitet në fronin e Sirisë! 

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 09:18
Ahmet Zogu

“L’Œuvre” ka botuar, të dielën e 14 majit 1939, në faqen n°3, një shkrim sensacional në lidhje me ngjitjen e mbretit Zog në fronin e Sirisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 Një kurorë e humbur…

Mbreti Zog, sovran i Sirisë ?

“Gazeta britanike Daily Herald boton një artikull kurioz të korrespondentit të saj në Jeruzalem.

 Mbreti Zog, tha ai, do të ngjitet në fronin e Sirisë. 

Sidoqoftë, shton kolegu ynë, konkurenca është e madhe, dy ose tre princa, dhe në veçanti Abdul Medjid (Abdyl Mexhiti), nipi i ish-mbretit Hussein (Hysen) të Hedjaz-it dhe emiri Zeid, djali i Hussein-it (Hysenit) janë në radhë.

 Thuhet se Abdul Medjid përkrahet nga qeveritë franceze dhe turke.           

Gjithsesi, ne i botojmë këto informacione të bujshme me të gjitha rezervat.”

Image
Daily Herald
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat