Dëshmi të gjenocidit serb ndaj shqiptarëve  në  vitet  1910 – 1920

Historia

Dëshmi të gjenocidit serb ndaj shqiptarëve  në  vitet  1910 – 1920

Nga: Eugen Shehu Më: 18 gusht 2020 Në ora: 17:30
Foto Arkiva Wieneze për luftrat e BallkanitA.Schluz bild.1921region Gilane.Kosovo

Në historinë e njerzimit ka patur kurdoherë dhe vazhdon të ketë,dukuri të egra,të tilla si gjenocidet. Ato janë drejtuar kundër një grupi njerëzish,kundra një qyteti a krahine madje edhe kundër një etnie.Në rastin e tragjedisë së kombit tonë,gjenocidi serb ka qenë një akt real shfarosjeje.Me kahje të gjithanshme,demagogjik-territorial,social dhe ekonomik,gjenocidi serb ndaj trevave shqiptare në Kosovë dhe Maqedoninë shqiptare tek e mbramja ka tentuar në shfarosjen tokësore biologjike të kombit tonë.Pasionet e pakontrolluara të këtij gjenocidi,ndonëse kanë shënuar në analet e tyre tragjike për mijëra shqiptarë të vrarë e masakruar,për qindra fshatra të djegur,për qindra shkolla të mbyllura,për mijëra hektarë toke të kolonizuar,prapëseprapë nuk kanë mundur të na shuajnë ne shqiptarëve as në shkallë biologjike dhe as egzistence të faktorëve të shumtë psikosociale.

Është më se e qartë për të gjithë ne,se qëndrimi i pushtetit serb ndaj shqiptarëve në përgjithësi,ka qenë tejet i ngarkuar me dogma e paragjykime nga më të çuditshme dhe absurde.Në formimin e një qëndrimi të tillë „in extremis“,të serbëve ndaj shqiptarëve padyshim,përpara politikave shtetërore të ditës,kanë luajtur rol të pakrahasueshëm elaboratet e „mendimtarëve“ serb me ç’rast kanë mundur të vënë në lëvizje ingranazhin teorik të gjenocidit.Faqen e parë të këtij mendimi masakrues e ka hedhur në letër Ilija Garashanin me famëkeqen Naçertanie.Idetë e Naçertanies,duam apo s’duam ta pranojmë ne,u shëndrruan në traktate politike të veprimtarisë serbe.Jo me kot,duke patur parasysh Garashaninin dhe elaboratin e shpikur prej tij,akademikë të lartë serb shpreheshin se ; Ky ishte shprehje e mendimit të përgjithshëm i numërit më të madh të politikanëve dhe i lëvizjes serbe të shekullit XIX“.(V.Cubrilloviq“Istoria e mendimit politik serb në shekullin XIX“,faqe 187).

E vërteta është se për realizimin e gjenocidit serb ndaj shqiptarëve kanë qenë të interesuara në mënyrë konstante gati krejt pushtetet serbe të kaluara.Duke vënë në dispozicion të tyre,policinë dhe ushtrinë e tyre,këto pushtete sigurisht u derdhën mbi racën shqiptare si ajo lukuni ujqish të tërbuar. Por atmosfera e rëndë dhe kërcnuese e treguar ndaj shqiptarëve,nuk mund të kuptohet edhe pa praninë e kishës ortodokse serbe.Misioni i kësaj kishe ka qenë e ideuar në disa rrafshe antishqiptare ku funksiononin më të madh e ka luajtur veprimi për t’i përçarë shqiptarët si politikisht po ashtu në baza fetare në muslimanë , katolikë e në kaur,duke dashur në ngjalljen e luftës vëllavrasëse midis tyre.Mekanizmi i gjenocidit serb ndaj shqiptarëve ç’prej krizës Lindore e deri në vitin 1910,ka ecur përmes rrjedhave historike,me këmbënguljen për të zhdukur jo vetëm vetitë dhe virtytet më të larta të popullit tonë,por njëherazi edhe për të zhdukur,të drejtat dhe liritë elementare,nga sfera e vetëdijësimit nacional të kombit tonë.Pa hyrë në analiza të thella të periudhës që përmenda më lartë,vlen të thuhet se për shkak të sundimit të gjatë osman,si edhe për shkak se shqiptarët gëzonin një farë autonomijë në këtë vite,edhe gjenocidi i pushtuesve serb nuk mund të kishte shpërthime. Ai rrinte i fshehur,i përqëndruar, në errësirë,duke pritur çastin e volitshëm për të vënë sërish në jetë, tezat „shkencore“ të Garashaninit. Në zbatim të propozimit të Mirosllav Spallajkoviqit i cili kish detajuar me hollësi planet për vrasjet sistematike të udhëheqësve më të „rrezikshëm“shqiptarë (pra patriotëve dhe atdhetarëvë të kombit tonë) në fillim të vitit 1910 u bënë prej Beogradi disa plane për likuidimin fizik të Isa Boletinit,Fehrat Dragës,Hasan Prishtinës etj.Strategjia  këtyre planeve, shkonte tek e mbramja jo vetëm zhdukjen fizike të këtyre burrave të Shqipërisë por zhdukjen në tërrësi të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.Tepër të vëmendshëm dhe ambicioz në këto programe,serbët duke parë se Perandorisë Osmane po i vinte fundi,u përpoqën që të shtyejnë në duar krerët e Lëvizjes Kombëtare shqiptare për t’i përdorur në të pastajmen si mish për top në luftrat e tyre.“Planet për zhdukjen e tribunëve të popullit shqiptar,ndoqën vargun e tyre të plotë fill pas krijimit të shtetit SKS dhe zbatimit të politikës së dorës së hekurt në Kosovë dhe trojet e tjera shqiptare të pushtuara.U muarën në shënjestër patriotë të devotshëm që kishin hyrë në zemrën e popullit të vuajtur dhe të shtypur,që vepronin dhe merrnin me pulsin e popullit.Prandaj lista e krimeve serbe nisi me deputetët e popullit të cilët denonconin politikën e egër të kolonizmit,të shtypjes kombëtare dhe të gjenocidit“.(Dr.Z.Cana,“Planet e Serbisë për ndezjen  e luftës vëllavrasëse“ faqe 64 ).Pamvarsisht se nuk ja aritën qëllimit për të blerë apo vrarë udhëheqësit e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare,serbët treguan se ishin të vendosur jo vetëm të realizonin gjenocidin por edhe ta fshihnin ate,përpara mjeteve informative publike.Të fiksuar thellë në kokat e tyre të trullosura,ato me çdo mjet e në mënyrë efikase do të realizonin gjenocidin e tyre të egër ndaj shqiptarëve,kështu që nuk patën munguar as traktatet e fshehta që ata lidhën me shtetet e tjera ballkanike,Veçmas për coptimin e trevave shqiptare të Kosovës dhe Shqipërisë Lindore (Vardarit). Një prej tyre,i cili më së miri flet për makuterinë serbe,është Traktati i miqësisë dhe aleancës ndërmjet Bullgarisë e Serbisë,i lidhur e nënshkruar në Sofje më 13 mars 1912.Në këtë traktar gjoja miqësie,shihet qartë pazari i bërë në kuriz të trevave shqiptare i cili parashihte deri organizimin e përsosur ushtarak vetëm e vetëm që territoret serbe të afroheshin sa më pranë Adriatikut.E gjej me vend të citoj këtu,disa radhë të shtojcës sekrete të këtij traktati,në të cilën bëhet fjalë pikërisht për institucionalizimin e dhunës serbe.Në nenin numër dy,të kësaj shtojce pos të tjerave thuhet tekstualisht ; „Serbija i njeh Bullgarisë të drejtën mbi territoret e ndodhura në lindje të Radopit dhe të Lumit Struma.Bullgaria i njeh Serbisë të drejtën mbi territoret që ndodhen midis malit të Sharit, Radopit,detit Egje dhe liqenit të Ohrit,nëqoftëse të dy palët arrijnë në bindjen se organizimi i tyre në krahina autonome të veçanta është i pamundur sipas interesave të përbashkëta të kombësive bullgare dhe serbe ose për arsye të tjera me karakter të mbrendshëm ose të jashtëm,këto territore do të disponohen prej tyre... Një kopje e kësaj shtojce sekrete do t’i njoftohet bashkërisht qeverisë perandorake të Rusisë,me lutjen në të njejtën kohë që të tregohet dashamirësi kundrejt qëllimeve,si edhe t’i lutet perandorit të Rusisë që të paranojë dhe të miratojë këto akte“.( Arkivi i Institutit të Historisë – Tiranë. Dokumenti 87 . Sofje 29 shkurt – 13 mars 1912 ).

Komentet në rastin e këtij traktati mendoj se janë të tepërta.Gjenocidi i planifikuar në kancellaritë e Beogradit ndaj shqiptarëve dhe trojeve autoktone të tyre,tashmë kërkonte ndihmën e sllavëve të tjerë për të marrë edhe këta,copën e tyre.Pra nuk bëhej kurrsesi fjalë as për të drejta,as për liri elementare,nuk merrej askurrë në konsideratë Lëvizja Kombëtare Shqiptare e cila angazhoi rreth saj dhjetra mijëra ushtarë e oficerë të Portës së Lartë,por ndërthureshin plane ballkanike për coptimin e saj,pjesë,pjese.Mandej që planet sllave të realizoheshin maksimalisht,pritej edhe vetë bekimi i perandorit të Rusisë.Bota sllave shpalloste kështu përballë alternativave të fqinjësisë së mirë,egërsinë barbare ndaj popujve jo sllav e në veçanti kombit dhe atdheut shqiptar.

Ndërkaq për të eleminuar të drejtat më lelementare të shqiptarëve në trojet e Kosovës,Beogradi shoven u përpoq të krijonte ligjërisht favore të mëdha për sserbosllavomaqedonasit duke nxitur diskriminimin nacional ndaj shqiptarëve.Një akt i tillë gjenocidial,është padyshim miratimi i Dekretligjit mbi „Rregullimin e krahinave të çliruara“,i 18 gushtit të vitit 1913, i cili përparon së tepërmi në krah të armatës pushtuese serbe.Mbi bazën e këtij dekretligji,komnadave të larta ushtarake vendore u jepen kompetenca mjaft të mëdha dhe pothuaj e gjithë jeta e banorëve të këtyre trevave autoktone shqiptare,do të kalonte përmes zyrave të shërbimeve sekrete dhe ushtarake të Shkupit.Natyrisht përball këtyre mekanizmave ligjore që kufizonin lirinë dhe themelonin diskriminimin nacional,shqiptarët nuk do të heshtnin kurrsesi.Por edhe në këtë rast dekretligji i mësipërm kishte vënë kufizimet e hekurta të tij.Duke ditur natyrën e lirë dhe shpirtin kryengritës të shqiptarëve,për të luftuar sa ma efektivisht ndaj kaçakëve e trimave shqiptarë,në një dispozitë të veçantë të këtij dekretligji thuhej tekstualisht :

„Po qe se,në ndonjë komunë ndodhin raste të arratisjes dhe nëse të arratisurit brenda 10 ditësh të ftesës që u bën pushteti policor nuk kthehen në shtëpi,atëherë ky pushtet,familjet e tyre do t’i zhvendosë në një vend tjetër të preferueshëm“.( „Zbornik Uredba... neni 5 ).

Merret lehtë me mend se çdo të thotë togfjalëshi „Zhvendosje në vend të preferueshëm“.Me dhjetar e qindra familje të kaçakëve shqiptarë,u muarën forcërisht nga viset e tyre atërore dhe u dërguan në brendësi të Serbisë,nën diskriminimin e përjetshëm nacional dhe religjioz.Madje edhe kur të afërmit e tyre (baballarë apo vëllezër) u kapën dhe u dënuan prej gjykatave serbe,familjarët vazhduan të vuajnë dënimet e rënda fizike dhe psikologjike.E vërteta është se shpesh,ftesa e pushtetit policorë,bëhej konform ligjeve,madje ajo shoqërohej prej toneve të buta të xhandarmëve.Por nëse i kërkuari nuk paraqitej,ai cilësohej menjëhrë kaçak me ç’rast i internohej shtëpia,ose ndothte që djegeshin të gjitha ato kulla ku dyshohej se e kanë strehuar trimin.Ende pa u larguar nga ky dekretligj,mendoj të kujtojmë edhe një prej neneve të tij,ate numër 6 ku thuhet pos të tjerave se ;“ata persona që tubojnë njerëz kundra veprimeve të popullit dënohen me 5 vjet burgim të rëndë“. Pra tashmë,nuk bëhej fjalë as për tubim të njerëzve,ndryshe do të vepronin ligji i egër.Po t’i hedhësh një sy veprimtarisë antiserbe të trimave shqiptarë,në vitet 1912-1914,vetëm se janë me dhjetra tubimet madhore betejat dhe luftimet disa ditëshe me anë të të cilëve shprehej në mënyrë të hapur protesta shqiptare.Sidoqoftë janë me qindra trima të burgosur prej viseve të Kosovës dhe Maqedonisë shqiptare të cilët jetuan tmerrin e burgjeve serbe. Ndofta është me vend të sjellim këtu,thirrjen që korespondenti austriak në Kosovë,zoti Leo Freunelich, i dërgonte Vienës, në prillin e vitit 1913.Pos të tjerave ky analist që jetonte tmerret e Kosovës shkruan ;

„Mijëra e mijëra burra,femra,pleq e fëmijë të vrarë e të mbytur me të therrura,fshatra të djegura dhe shtëpi të plaçkitura,gratë dhe vajzat e çnjerzuara,një vend i shkretuar i plaçkitur,i larë me gjak e i turpëruar dëshmon se serbët në Shqipëri nuk hynë si çlirimtarë,por si vrasës të shqiptarëve. Në mbledhjen e përfaqsuesve diplomatik në Londër 1912 është propozuar që kufijtë e Shqipërisë të caktohen në bazë të statistikës kombëtare ose konfesionale dhe që komisioni ndërkombëtar të shkojë prej vendi në vend për të vendosur kufijtë.Por serbët shpejtojnë që ta ndryshojnë këtë statistikë me mitroloza pushkë e bajoneta.Ata bëjnë krime që nuk mund të përshkruhen... Si është e mundur që veprimet e tilla të tmershme të ndodhin në Evropë,në afërsi të qendrave të mëdha kulturore,në shekullin e XX.Turpi bëhet i madh,nga fakti se asgjë nuk është ndërmarrë për t’iu dhënë fund këtyre krimeve edhe pse asgjë nuk është ndërmarrë për t’iu dhënë fund këtyre krimeve edhe pse koerspondentët e të gjitha kombeve njoftojnë për to.Për ato krime Pierre Loti,ka hedhur në tërë botën akuza të flakta.Një popull trim,popull me karakter para gjithë botës po gozhdohet dhe Evropa e qytetëruar,po hesht për këtë kasaphane.Dhetra mijëra njerëz të pambrojtur masakrohen,femrat çnjerzohen,pleqtë dhe fëmijët mbyten,qindra fshatra digjen,priftërinjtë therren.Dhe Evropa hesht !

Serbia dhe Mali i Zi shkuan për ta pushtuar një vend të huaj.Por në këtë vend jeton një popull liridashës,popull trim,të cilin edhe pse në shekuj e kanë nënshtruar,prap nuk është gjunjëzuar,sepse është mësuar t’i rezistojë nëpër shekuj nënshtrimit.Megjith¨se thirrjen e Pjetrit II Karagjorgjeviq,orientimi i serbëve ishte :“Shqiptarët duhet të shfarosen“.Një ushtri jonjerzore dhe e lënë pasdore, e shëndrroi në mizori reale vendimin mbretëror.Fshatra të panumërta u rrafshuan me tokë,u masakruan njerëz të panumërt në mënyrën më shtazarake.Vendi ku gjeneratat e zellshme të shqiptarëve të varfër krijuan atdheun e tyre,u shëndruan në grumbuj gërmadhash.Një popull i tërë u kryqëzua në gjak dhe Evropa hesht. N’emër të njerzimit,n’emër të qytetërimit,n’emër të popullit shqiptar fatkeq,therras qeveritë e fuqive të mëdha dhe ftoj opinjonin evropian.I drejtohem opinjonit të Anglisë,atij kombi,i cili në kohën e tmerrit të armëve kishte ngritur zërin burrëror për të shtypurit.Ia drejtoj apelin tim publikut të Francës,Francës e cila shumë shpesh ka dëshmuar se di ti mbrojë humanitetin dhe të drejtat njerzore.Një popull i mjerë,me fat të trishtueshëm,nga Golgota e vet thërret në ndihmë. A e dëgjon Evropa thirrjen e tij ?“.

Në gjenocidin e përditshëm serb,ndaj trevave të Kosvës dhe Maqedonisë shqiptare,në periudhën 1912-1914,u ravijëzua saktë tendencat shovene se çdo shqiptar është armik i Serbisë.Kjo u vërtetua me faktin se në qindra raste vrasjet,palçkitjet,dhunimet e burgimet nuk kishin të bënin vetëm me kufijtë politike të Londrës,por edhe me banorë të shtetit amë.Kukësi,Tropoja,Peshkopia,Shkodra, Librazhdi dhe Elbasani u shëndruan në këto vite në plasdormë të akteve më të ndyra të gjenocidit serb.Mekanizmi i diskriminimit nacional i Beogradit,vazhdonte të funksiononte më së miri,edhe për faktin tjetër se Qeveria Shqiptare e Vlorës,nuk pati jetë të gjatë.Që në nismë ajo u sulmua nga të katër anët prej shovenizmave ballkanike me ç’rast u detyrua të jetoje fare pak,si ajo varka në valë të oqeanit me plotë dallgë e trazime të Ballkanit.Rënia e kësaj qeverie solli në krye të shtetit shqiptar Princ Vidin si shpresë e largët e Evropës,që Shqipëria të futej në gjirin e saj.Por edhe qeverisja e Vidit nuk qe afatgjatë.Shtetin amë e pat kaptuar urija,vëllavrasja,luftërat pa shkak ndaj shoshoqit,tradhëtitë e tipit të Esat Pashë Toptanit.Në këtë kaos,Shqipëria nuk kish anjë mundësi të mbronte jetën fizike e territoriale të trojeve e vëllezërve të vet të një gjaku,lënë padrejtësisht jashtë kufijve të saj natyrorë në Londrën e vitit 1913. Ka patur natyrisht shumë atdhetarë shqiptarë të cilët u përpoqën të mbrojnë kombin  e tyre nga zhdukja.Këta bënë ç’është e mundur të bindin Evropën e qytetëruar se kombit të tyre,po i merrte ditët një nga një gjenocidi barbar serb.Faik Konica pat bërë të mundur botimin e disa artikujve me karakter polemik në bruksel ku me tone të ashpra godiste Beogradin.Në Zvicër,Francë,Itali,Gjermani dhe Turqi,patën zbuluar tmerre të Kosovës e Maqedonisë shqiptare,edhe Dërvish Hima,Sotir Kolea,Luigj Gurakuqi,Hill Mosi e Lef Nosi. Ndërsa i madhi Mid’hat Frashëri,duke iu kundërvënë akademisë shovene të shkencave serbe,boton në Lozanë,në frengjisht,librin „Shqiptarë dhe Sllavë“ i cili përndryshe mund të quhet edhe traktati i parë i së vërtetës shekullore midis serbëve dhe shqiptarëve.Por edhe shtypi perëndimor përparimtar nuk mbeti pa uthënë fjalën e vet lidhur me shkallëzimin e paraparë të gjenocidit të pushtetit serb.Po japim më poshtë disa pasazhe të nxjerrë nga tri-katër gazeta,të viteve 1913-1914.

Gazeta „Kreuzzeitung“ – „Përkundër censurës së rreptë dhe presionit që është bërë kundër korrespondentëve të luftës,nga ana e shteteve të Aleancës Ballkanike,hap pas hapi është dhënë një pasqyrë jashtëzakonisht pikëlluese.Nga letrat private që kanë arritur  nga fushëbetejat,në të cilat janë dalluar udhëheqësit luftarak serb dhe greke,dëshmohet se në viset shqiptare po bëhet luftë shfarosëse kundër kombit shqiptar,të cilin duan ta zhdukin me rrënjë“.

Gazeta „Frankfurter Zeitung“ 1913 ;“Gjakderdhjen e ka shkatuar ushtra e rregullt serbe.Por,si zakonisht,krimet më të mëdha serbët ua hedhin trupave ndihmëse e jo trupave të rregullta të cilat pa dyshim vepronin me durim të plotë,sipas dëshirës së pushtetit serb.Nga autoritetet serbe,në fillim të luftës,është thënë ;Do t’i shfarosim shqiptarët.Për këtë qëllim,vetëm në prizëren,janë likujduar 300 shqiptarë lumjanë,të paarmatosur dhe pa asnjë proces gjyqsorë“.

Gazeta „Daily Cronicle“- „Mijëra shqiptarë janë masakruar nga serbët.Në afërsi të Shkupit janë masakruar 2.000 shqiptarë muhamedanë dhe 5000 të tjerë jo larg Prizërenit.Shumë fshatra janë djegur nga serbët,ndërsa banorët e tyre janë therrur.Gjatë bastisjeve të shtëpive të shqiptarëve,shqiptarët janë vrarë pa asnjë shkas.Serbët haptazi deklarojnë se shqiptarët muhamedanë duhet të shfarosen dhe se ky është mjeti efikas për çlirimin  e vendit... „

Gazeta „Massaggero „- Janë shkatëruar plotësiht Ferizaji,Negotini,Babushi i Lipjanit,e të tjera. Pjesa më e madhe e banorëve të tyre janë grirë.Lidhur me këtë një kryeprift katolik tregon se gjatë tri ditëve në Ferizaj është bërë luftë e tërbuar.Pas pushtimit të tij,komandanti serb i thirri të ikurit që të kthehen dhe t’i dorëzojnë armët.Por,prej 300 deri në 400 të kthyer u vranë.Në gjithë Ferizajin kanë shpëtuar vetëm pesë(5) familje shqiptare.Familjet serbe i marrin menjëherë shtëpitë e shqiptarëve të pasur „.

Gazeta „Humanite“- „Serbët në Shqipëri,plaçkisin,shkatërojnë  e masakrojnë.Numëri i fshatrave të shkatëruara arrinë në tridhjetë.Në kristo të Kumanovës,në Siro të Shkupit,në Aleksandro të shtipit,të gjitha vendbanime myslimane të Kratovës dhe Koçanës janë rrënuar dhe popullsia është therrur.Në Shujave dhe Mesheli të gjithë muhamedanët janë therrur.Në Vetreni janë masakruar 200 veta.Në Bogdenice,60 muhamedanë janë mbyllur në xhami dhe pastaj janë vrarë një nga një.Në rrethin e Kavadarit,prej 90 fshatarave,janë shkatëruar tërësisht 34 fshatar.Disa shqiptarë besonin se mund të shpëtonin duke i paguar një bande,por ato pastaj i likuidojnë banda tjetër.Në Drenovë askush nuk ka shëtuar i gjallë.Në Paliure janë gjetur një varg nekropolash,të cilat janë zbuluar pasi që kokat e të tehrrurve ishin shpluar nga toka.Në ato nekropola njerëzit janë varosur për së gjalli.Ato i takonin Germartertenit ku njerëzit varrosen për së gjalli“.

Gazeta daneze „Riget“ – Zhvillimi i luftës serbe në Maqedoni ka marrë karakter të masakrit të tmerrshëm mbi popullsinë shqiptare,atje ushtra zhvillon luftë shfarosëse.Sipas dëshmisë së oficerëve dhe ushtarëve,në mes Kumanovës dhe Shkupit,janë vrarë 3000 shqiptarë,ndërsa në territorin e Prishtinës janë masakruar 5000 shqiptarë.Fshatra shqiptare janë rrethuar dhe pastaj atyre u është vënë zjarri.Në zjarr janë gjuajtur njërëzit...“.

Shpërnguljet me dhunë të shqiptarëve nga trojet e tyre,tashmë u bënë tejet dramatike.Burime të historiografisë serbe flasin për ate se deri në prillin e vitit 1914,nga Kosova dhe Maqedonia shqiptare,ishin detyruar të shpërnguleshin me dhunë 279.807 vetë të cilët patën marrë udhët e Anadollit të largët.Madje kjo e vërtetë rënqethëse nuk fshihej dot as prej diplomacisë serbe.Kështu,kur gazeta „Zëri i Turqisë“e cila dilte në Stamboll ,nisi të shkruajë rreth këtyre shpërnguljeve të dhunshme,përgjigje e kryeministrit shoven serb Nikolla Pashiçit ka qenë ;“Serbia nuk do të marrë kurfarë masash për të penguar shpërnguljet e shqiptarëve.Në ato vende në do të kolonizojmë serbët që jetojnë në Amerikë e që numërohen rreth 250 mijë vetë“.

Fytyrën e vet makabre,gjenocidi i pushtetit serb, e rrëfeu edhe me përndjekjen dhe vrasjen e patriotëve shqiptarë,të atyre jo vetëm që udhëhiqnin çetat e trimave por edhe që bënë ç’është e mundur t’i tregonin Evropës,për shkallëzimin e dhunës serbe.Kështu,në verën e vitit 1915,kur malazezët pushtuan qytetin e Shkodrës,ata brenda pak javëve thirrën në polici dhe internuan burrat e njohur si; Mehmet Derallën,Aqif Pashë Elbasanin,Hil Mosin,Luigj Gurakuqin dhe sotir Pecin.malazezët,me këtë akt treguan se në çdo kohë ata merrnin urdhëra nga Beogradi ndaj dhe s’mund të vazhdonin të qeverisnin në praninë e atdhetarëve shqiptarë të këtij kalibri.Pati edhe burra të tjerë shqiptarë që nuk u thrrën në polici,por për ta ishte ruajtur plumbi.Brenda një viti të qeverisjes malazeze,nga dora tradhëtare e Beogradit,u vranë pabesësisht burra të tillë si : Ded Gjo Luli,Qerçiz Topulli,Isa Boletini,Muço Qulli,Mehmet Shpendi e dhjetra trima të tjerë epopeja e të cilëve do vite të ndriçohet e tëra.Po t’u shtosh këtyre vrasjeve,ato të kaçakëve të Kosovës e Maqedonisë shqiptare në vitet 1916-1918,bindesh lehtë për egzistimin e një gjenocidi të ashpër e krejt të verbër në llojin e vet. Në fillim të vitit 1919,u duk se arsyeja e prezencës së ushtrisë franceze në vise të Kosovës e Maqedonisë shqiptare,diçka do të ndryshonte.Por dihet tanimë se tradicionalisht,Serbija dhe Franca kanë bërë pazare politike njëra me tjetrën.Për këtë arsye,ushtria franceze ndikoi drejtëpërsëdrejti në montimin  epushtetit policor serb,përndryshe në vazhdim dhe thellimin  ekrizës ndëretnike këtu.Më poshtë po japim disa të dhëna nga një dëshmi që Komiteti Kombëtar për Mbrojtjen e Kosovës, e ruante për krahinën e Rugovës.Pos të tjerave,në këtë dëshmi rrënqethëse,prej dëshmitarëve të atjeshëm thuhet se : „Në katundin Kaçishte është vrarë Ibrahim Zyberi vet i 56-ti,burra,gra e fëmijë.Janë djegë 60 shtëpi,janë plaçkitur 2300 lopë,7800 dele,130 kuaj,përmbi 3.000 dhi,përmbi 6.000 kuintal drithë,1.300 zgjoj blete dhe përmbi 50.000 napoleona,tesha shtëpiake dhe bulmet.Në katundin Pepiç është vra Abdi Ismajli me 32 banorë fëmijë,gra,burra.Janë plaçkitur 5.500 napoleonash,tesha shtëpiake e bulmet.7.000 zgjoje blete.115 kuaj,3.00 lopë,1700 dhi,135.000 dele dhe janë djegur 48 shtëpi.Në gjithë n’ate katund janë plaçkitur 7.200 kuintal drithë.Në katundin Stupec i Vogël asht vra Mehmet Bajraktari me 93 veta,gra,bura,fëmijë.janë djegur 60 shtëpi janë plaçkitur 11.000 dhi,7.000 lopë,170 kuaj,1700 zgjoj bletësh,15.000 kuintal drith dhe 70.000 napoleona,tesha dhe bulmet.

Në katundin Rekë po në ate kohë dhe po n’ate mënyrë është vrarë Tahir Reka me 15 veta.Janë djegur 6 shtëpi,janë plaçkitur përmbi 15.000 dele,5.000 lopë,70 kuaj , 2.000 zgjue bletësh,përmbi 55.000 kuintal drithë dhe 3.000 napoleona bulmet dhe tesha shtëpiake.Në katundin Malaj është vrarë Mehmet Ibrahimi me 16 të tjerë pleq e fëmijë.Janë djegur 35 shtëpi,janë plaçkitur përmbi 9050 krerë bagëti,6.500 zgjoje blete,35.000 kuintal drithë si dhe bulmet e rroba shtëpiake. ( Arkivi Qendror i shtetit–Tiranë.Fondi Komiteti për Mbrojtjen Kombëtare të Kosovës.Dos.21/3,fl2-6)

E vërteta është se masakrat e dhunës serbe,tanimë nuk mund të fshihen.Ndaj presidenti amerikan Uillson i cili ishte shprehur për vetëvendosjen  e popujve,në dokumentin e shkurtit 1918,tani ishin nisur dhjetra letra falenderimi prej shqiptarëve,kudo ku ndodheshin.Federata „Vatra“ në shtypin  esaj gjithshtu ishte vënë shërbim të çështjes kombëtare,duke njohur pos të tjerave opinjonin publik botuar me dhunën në vise të Kosovës.Ndërsa vetë Komiteti i Kosovës me qendër në Shkodër,kishte organizuar çetat e veta me ç’rast do t’i përgjigjeshin me pushke,masakrës barbare serbe.Mendoj se janë këto arsyet që Beogradi,ristrukturon aktet gjenocidiale ndaj shqiptarëve duke treguar edhe një herë verbërinë politike për arritjen e qëllimeve të zeza.Kështu më 16 qershor 1920,komanda e Lartë ushtarake serbe i dërgon një program të ri, Armatës së Tretë të Shkupit ku pos të tjerave e porosit ate se ,“Shqiptarët u gëzuan pas proklamimit të principit të kombësisë sepse shpresonin se edhe Evropa do të respektojë ate princip.Por,meqë asne as Evropa nuk treguan aspak dëshirë për të respektuar principin  e kombësisë,udhëhqësit shqiptarë në Prizëren dhe Gjakovë ua dorëzuan udhëheqësve të njësive kaluese frenge.Memorandumi për kërkesat shqiptare.Përkundrazi,ne i pushtuam edhe territoret që më parë,sipas marrëveshjes së Londres,nuk na takonin (Malësia,Hasi ,Luma dhe Dibra). Ndërsa Italianët pushtuan tërë Shqipërinë.Shqiptarët u ndanë në mes nesh dhe Italisë dhe mbetën në pozitë delikate prandaj në momentet e para udhëheqësit e tyre nuk dinin si të përcatoheshin.Për këtë tregon edhe pjesmarrja e dy delegacioneve në Konferencën e Paqës në Paris.Të shqiptarët ka marrë hov mendimi se nëse do të ngriteshin në kryengritje në përmasa më të mëdha,do ta detyronin Evropën të dërgonte komisione për hulumtimin e gjendjes së vërtetë.Treguesi më i mirë për këtë është kryengritja shqiptare në Plavë dhe Gusi në muaji shkurt të vitit të kaluar.Tregues është edhe kryengritja e Sadik Ramës dhe Azem Bejtës,në të njejtin vit. Së këndejmi nëse ende prolongohet zgjidhja e çështjes shqiptare do të rritet ideja për Shqipërinë etnike.Armiqtë tanë italianët,bullgarët,austriakët e turqit u përpoqën për ta shfrytëzuar pozitën tonë të vështirë brenda dhe t’i përfitojnë bajraktarët shqiptarë.Shqiptarët në anën tjetër para rrezikut serb kërkuan mbështetje dhe ndihmë më të gjërë në të gjitha anët e jo vetëm te ne.Proklamimi i lirisë kushtetuese dhe shqyrtimi nëpër gazetat tona i nenit 51 të Marëveshjes për paqë,për mbrojtjen e pakicave,formuan definitivisht te shqiptarët pikpamjen që ata janë popull që duhet t’i ketë të gjitha të drejtat për jetë të lirë dhe barazi,por jo edhe që të kenë obligime ndaj shtetit.Ky parim i tyre na mundëson që ta përdorim dhunën për spastrimin e tyre“ .( Politika e shfarosjes së shqiptarëve“ faqe 70 – 71 ).

Sigurisht institucionalizimi i kësaj dhune të pashembullt në historinë e dy popujve fqinj,do të bënte që shpesh qiejt  e kësaj hapsire të kontinentit të mbusheshin me rrufe e shkrepëtima.Luftërat,këto bashkëudhëtarë të jetës shqiptare,në bindën neve se vetëm nëpërmjet grykës së pushkës,mund të shihnim shpresat e madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat