Çfarë kërkoi motra e Aqif Blytës nga kreu i UDB-së, pas ekzekutimit të tij?

Historia

Çfarë kërkoi motra e Aqif Blytës nga kreu i UDB-së, pas ekzekutimit të tij?

Nga: Ismet Azizi Më: 23 gusht 2020 Në ora: 08:09
Aqif Blyta dhe motra e tij

Pas hyrjes së trupave serbo-çetnike në qytetin e Novi Pazarit në nëntor të vitit 1945, Aqif Blyta me bashkëpunëtorë u gjet në Kosovë. Në rrugë e sipër miqtë e tij kërkuan nga ia të vazhdojnë rrugën për Greqi, për t’u strehuar në Turqi.

Aqif Blyta nuk pranoi të largohet dhe miqve të tij të jetës , vëllezërve Dreshaj dhe Hasan agë Zvizdiqit u tha: “Unë nuk largohem nga vendi im, do të kthehem në Pazar, le të bëhet ça të bëhet, Unë nuk jam fajtor për asgjë“ me këtë rast e tha fjalinë e tij të famshme “Fëmijët e Pazarit të Ri , nuk do të harrojnë kurrë“.

Pas ndarjes nga shokët e luftës, ai u strehu në Gjakovë te familjarët e vet, deri sa nuk u zbulua. U arrestua nga Ali Shukria, e transferuan në burgun e Pazarit të Ri, dhe pas tre javësh torturash çnjerëzore së bashku me njeriun më të afërt të tij, i cili kurrë nuk ju nda, Ahmet Daci, u ekzekutua publikisht para një mase popullore që i kishin sjell aty me dhunë.

Për shkak se të vrarët pushteti i kishte hudhur në një gropë, ku aspak nuk i ngjante një varreze, motar e tij kishte marrë guximin të kërkoj nga pushteti të bëjë zhvarrimin dhe ta varros ashtu si është varrosja e zakonshme.

Hulumtuesi i palodhur Dr, Harun Crnovrshanin, e ka realizuar një intervistë e mbesën e Aqif Blytës, e cila tregon për trimërinë e nënës së saj. Pra se çfarë është në gjendje të bëjë motra për vëllanë.Cërnovrshanin: Një histori interesante ka të bëjë me nënën e juaj Ufën, e cila, menjëherë pas luftës, shkoi te Hrane Bogdanoviq, kreu i OZNA- UDBA, për të kërkuar që të lejohet transferimi i eshtrave të vëllait të saj Aqifit, nga Haxheti, dhe t’i varros në varrezat e qytetit “Gazillar”.

Beka Çarovac: Po. nëna ime ishte një grua shumë e guximshme, si gjithë që kishte në vetvete gjak shqiptari. Ajo nuk mundi të pajtohej me faktin se vëllai i saj nuk kishte varrin e tij ku mund të shkonte dhe t’i këndonte ati atij pran varrit El Fatihën. Kjo është arsyeja pse ajo vendosi të shkojë në OZNA, te Hran Bogdanoviq dhe të kërkojë që të lejohet transferimi i eshtrave të tij në varrezat Gazilar. Kur Hrane Bogdanoviq kishte kuptuar për çfarë kishte shkuar nëna ime, ai ishte çmendur. Tavolinës i ra më fort në ngut dhe tha: “A e dini kush ka qenë Aqifi i yt.

Nëna ime, nga ana tjetër të tavolinës gjithashtu godet tavolinën me grushtin e saj dhe i përgjigj: E di, çfarë ka mdodhë në politikë nuk do të diskutoj me ju, por ai ishte vëllai im! Bogdanoviq e kërcënoi me fjalët: A e dini ti se unë do të burgos tani!

Burgosëm, çfarë mund të më bësh, nëna ime u përgjigj dhe u largua nga zyra. Ajo erdhi në shtëpi e tronditura dhe duke qarë.

Këtë skenë u ndoq rastësisht nga shërbëtori personal i Bogdanoviqit, i cili, pas ca kohësh, për nënën time Ufën, i kishte thënë babit tim se ai “kurrë nuk kishte parë një grua trime si ajo”.

As sot e kësaj dite nuk i dihen eshtrat e këtij kolosi, që “fëmijët e Pazarit të Ri kurrë nuk do ta harrojnë“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat