Kush është mbreti Teutamado që themeloi Dinastinë Ilire

Historia

Kush është mbreti Teutamado që themeloi Dinastinë Ilire

Më: 24 gusht 2020 Në ora: 17:06
Teutamado

Teutamado mbret paonas në Ilirinë lindore themelues i dinastisë ilire qe ka mbretëruar nga viti 378 deri ne 358 p.e.s. I njohur nga një monedhë prej argjendi rreth shek. IV para erës së re.

Në faqen e parë të monedhës është vendosur figura e Zeusit, ndërsa në faqen e pasme paraqitet Mbreti plak i hipur mbi kalë dhe me një shpatë të shkurtër tipike ilire në dorë.

Poshtë, i rrëzuar për tokë, është figura e një luftëtari armik. Sipër kësaj monedhe, me shkronja të mëdha, lexohet emri i Mbretit: TEYTAMADO.

Ky emër nuk është i panjohur për historinë e ilirëve (kujtojmë Mbretëreshën Teuta, të shoqen e Mbretit Agron dhe Triteutën, gruan tjetër të tij, ndaj mund të hamendësohet se fjala TUEUTAMADO, mund të kuptohet dhe si TEUTA+MADO (Teuta i Madh?!).

Ky supozim mbështetet edhe me tekstin përcjellës të kësaj monedhe. Poshtë në anën e majtë të monedhës është një shpend mitologjik, që duket sikur ka dy kokë (bycapitis).

Kjo monedhë unike e me vlera të jashtëzakonshme për historinë e ilirëve dhe të kombit shqiptar është monedha që kushton më shumë nga fondi i Ilirisë. Ajo është grupuar me disa monedha të tjera prej argjendi të qytetit të pazbuluar ilir të Damastionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat