Ja sa shqiptarë kishin katër vilajetet e Shqipërisë

Historia

Ja sa shqiptarë kishin katër vilajetet e Shqipërisë

Më: 29 gusht 2020 Në ora: 14:50
Vilajetet e Shqipërisë

Në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë, vilajetet osmane në Ballkan përftuan një rëndësi ndërkombëtare.

Duke qenë se Fuqitë e Mëdha kishin marrë rolin e protektorit për popullatat e krishtera në Turqinë evropiane, në këtë periudhë dolën në sipërfaqe të dhëna të ndryshme, shpesh edhe kontradiktore, mbi përbërjen etno-gjuhësore të vilajeteve në Ballkan.

Sado që regjistrimet e popullsisë nga administrata osmane prireshin të shpërfillnin kriterin etnik, vlerësime të ndryshme japin një pasqyrë interesante për realitetet demografike në vilajetet e banuara me shumicë shqiptare.

Studiuesja turke Hatixhe Bajraktari në një studim të saj sjell disa të dhëna të reja statistikore për viset shqiptare të përfshira në vilajetet e Shkodrës, Kosovës, Manastirit dhe Janinës.

Nga një përllogaritje e përgjithshme, shqiptarët përbënin pjesën dërrmuese të popullatës në vilajtetet e Kosovës, Shkodrës dhe Janinës, kurse një pjesë të numërt edhe të vilajetit të Manastirit.

Ju sjellim një përmbledhje të të dhënave nga studiuesja turke:

Vilajeti i Kosovës: popullata e përgjithshme 908.915 (turq myslimanë 89.350; bullgarë 251.000; bullgarë myslimanë 13.680; serbë ortodoksë 112.870; grekë ortodoksë 150; vllehë ortodoksë 910; shqiptarë myslimanë 417.250, të përzier 21.905).

Vilajeti i Shkodrës: popullata e përgjithshme 322.000 (turq myslimanë 12.000; shqiptarë myslimanë 80.000; serbë, 30.000; shqiptarë katolikë 140.000; vllehë 10.000; serbë myslimanë 40.000; hebrenj 5.000; romë 5.000).

Vilajeti i Janinës: popullata e përgjithshme 648.000 (turq myslimanë 10.000; shqiptarë myslimanë 180.000; shqiptarë katolikë 25.000; shqiptarë ortodoksë 110.000; bullgarë 20.000; grekë 110.000; vllehë 180.000; romë 7.000; hebrenj 6.000).

Vilajeti i Manastirit: popullata e përgjithshme 846.495 (turq myslimanë 11.550; bullgarë 330.800; bullgarë myslimanë 23.900; grekë 61.930; vllehë ortodoksë 64.945; shqiptarë myslimanë 218.650; të tjerë 34.700).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat