Fotografitë ekskluzive të shpalljes mbret të Ahmet Zogut në gazetën Excelsior (1928)

Historia

Fotografitë ekskluzive të shpalljes mbret të Ahmet Zogut në gazetën Excelsior (1928)

Nga: Aurenc Bebja Më: 1 shtator 2020 Në ora: 18:47
Ahmet Zogu – Mbret i shqiptarëve

“Excelsior” ka botuar, të enjten e 6 shtatorit dhe të premten e 7 shtatorit 1928, në faqet n°6, fotografitë e ceremonisë së shpalljes mbret të Ahmet Zogut, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat - Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar:

Shpallja e Ahmet Zogu, mbret i Shqipërisë, si Zog I – Excelsior 6 shtator

Pasi priti delegacionin e Asamblesë Kushtetuese, i cili i komunikoi lartësimin e tij në fronin e Shqipërisë, Ahmet Zogu, i shoqëruar nga oficerë dhe një skuadron kalorësish, shkoi në Asamblenë Kushtetuese, ku u betua për detyrën e re duke lexuar formulën e shenjtë, të cilën më pas e nënshkroi.

Image
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Anëtarët e trupit diplomatik me rroba civile dhe personalitetet shtetërore morën pjesë në takim. 

Pati njëqind e një të shtëna me top me rastin e  ngjitjes së tij në fron.

Image
Foto : Në Tiranë, në dalje të Parlamentit shqiptar pas shpalljes së mbretërsië – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Festimet që shoqëruan, në Tiranë, kurorëzimin e mbretit të Shqipërisë, Zogu I – Excelsior, 7 shtator

Ne bëmë një përmbledhje të detajuar të ceremonive që u zhvilluan në Tiranë për kurorëzimin e Ahmet Zogut si mbret i Shqipërisë.

Image
Foto : Ahmet Zogu – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Sot morëm fotografitë që botojmë më lart, të cilat ilustrojnë këto ngjarje dhe tregojnë shkëlqimin dhe entuziazmin me të cilët u festua shpallja e sovranit të ri.

 

Image
Foto : Rezidenca e mbretit të ri të Shqipërisë në Shkodër – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Zogu I, i cili ka bërë betimin për detyrën e re duke lexuar formulën e së cilës ai ka nënshkruar tekstin, do të jetë një sovran kushtetues.

 

Image
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Ai njoftoi kombet e ndryshme me rastin e ngjitjes së tij në fron.

Image
Foto : Mbreti në mes të ministrave të tij pas shpalljes. – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Shkrimi i plotë: Fotografitë ekskluzive të shpalljes mbret të Ahmet Zogut në gazetën Excelsior (1928)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat