Paris-presse (1966)/Enver Hoxha, nëpërmjet Radio-Tiranës, sulmon papa Palin e VI-të, të cilin e akuzon së mbështet luftën e amerikanëve në Vietnam

Historia

Paris-presse (1966)/Enver Hoxha, nëpërmjet Radio-Tiranës, sulmon papa Palin e VI-të, të cilin e akuzon së mbështet luftën e amerikanëve në Vietnam

Nga: Aurenc Bebja Më: 5 shtator 2020 Në ora: 10:31
Papa Pali i VI-të (Giovanni Battista Montini)

“Paris-presse” ka botuar, të premten e 7 janarit 1966, në faqen n2, një shkrim në lidhje me reagimin e Radio-Tiranës (Enver Hoxhës) ndaj papa Palit të VI-të, i akuzuar asokohe së mbështeste sulmin amerikan në Vietnam, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat - Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

 Shqiptarët sulmojnë papa Palin e VI-të

“Papa e ka vënë veten në shërbim të Johnson-it” pohojnë shqiptarët : “Radio-Tirana” akuzon sot Palin e VI-të për “justifikimin e agresionit të imperializmit amerikan në Vietnam.”

Image

Kinezët nuk i janë përgjigjur akoma thirrjes që u bëri Papa, ashtu si dhe Hanoi, Saigoni dhe Moska. Por zakonisht, thuhet me zë të lartë në Tiranë ajo që mendohet në Pekin.

Për regjimin e Enver Hoxhës, “Papa gëzon mbështetjen e amerikanëve dhe revizionistëve sovjetikë, të cilët, me mbështetjen e Selisë së Shenjtë, kanë nevojë për këtë re tymi”. Mesazhi papnor “është vetëm një gjellë e helmuar, me ngjyrë (shije) mjalti.”

Kinezët, nga ana e tyre, kanë kritikuar vazhdimisht “apostujt e paqes” për mos dallimin midis agresorit dhe viktimës së tij, për mosbërjen e dallimit midis luftërave “të drejta dhe të padrejta”.

Në Vatikan, sulmet e Radio-Tiranës nuk kanë ngjallur ende ndonjë koment. Por shqetësimi po rritet, pasi ofensiva për paqen e Johnson-it tashmë duket se po zgjatet. Gjenerali Wheeler, shefi i shtabit amerikan, jo vetëm që parashikon rifillimin e afërt të bombardimeve kundër Veriut, por specifikon gjithashtu se nëse është e nevojshme do të dërgohen avionët bombardues strategjikë B-52.

Përgjegjësitë

Gjithashtu, pas thirrjes ndaj krerëve të shteteve të përfshira në konflikt që të kenë një frymë bamirësie, a do t’i vë Vatikani përpara përgjegjësive të tyre.

L’Osservatore della Demenica, një organ jozyrtar i Vatikanit, do të botojë një artikull veçanërisht të ashpër të dielën e ardhshme, përmbajtja e të cilit tashmë u është komunikuar amerikanëve. Këta nuk janë cituar posaçërisht, por Papa thekson se një komb i krishterë duhet të respektojë më shumë se cilido tjetër vlerat morale të cilave u referohet.

Në këtë rast është vënë në shënjestër teza amerikane e “kontrollit” dhe jo teoria kineze e luftës revolucionare.

“Ne mund të kuptojmë , thotë gazeta e Selisë së Shenjtë, arsyet që frymëzojnë udhëheqësit : ekuilibri i fuqisë, sferat e ndikimit dhe mbrojtja e lirisë. Por ka miliona njerëz që nuk mund ta kuptojnë arsyen e kësaj masakre, e cila, në sytë e tyre, nuk mund të shpjegohet, dhe akoma më shumë të justifikohet.”

Shkrimi i plotë: Paris-presse (1966)/Enver Hoxha, nëpërmjet Radio-Tiranës, sulmon papa Palin e VI-të, të cilin e akuzon së mbështet luftën e amerikanëve në Vietnam

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat