L’Humanité (1950) / Kur Enver Hoxha i dërgonte një letër kryetarit të partisë komuniste franceze pas atentatit “fashist” në qytetin e Auch-it

Historia

L’Humanité (1950) / Kur Enver Hoxha i dërgonte një letër kryetarit të partisë komuniste franceze pas atentatit “fashist” në qytetin e Auch-it

Nga: Aurenc Bebja Më: 12 shtator 2020 Në ora: 09:10
Jacques Duclos

Gazeta pro komuniste “L’Humanité” ka botuar, të shtunën e 21 tetorit 1950, në faqen n°4, një shkrim në lidhje me letrën e Enver Hoxhës dërguar kryetarit të partisë komuniste franceze pas një atentati që ky i fundit kishte pësuar asokohe në qytetin francez të Auch-it, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 Pas atentatit fashist në Auch

Një letër nga Enver Hoxha (sekretar i përgjithshëm i Partisë së Punës së Shqipërisë) për Jacques Duclos 

Shoku ynë Jacques Duclos mori, pas atentatit fashist në Auch (qytet në jug-perëndim të Francës), nga i cili mund të kishte humbur jetën, letrën e mëposhtme nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Punës së Shqipërisë :

“Atentati i poshtër për t’i marrë jetën shokut Jacques Duclos i përgatitur nga imperialistët gjakatarë ka zemëruar thellësisht Partinë e Punës dhe masat punëtore të Shqipërisë.

Komiteti Qendror i Partisë së Punës së Shqipërisë i shpreh Komitetit Qendror të Partisë Komuniste franceze urimet më të sinqerta të punëtorëve të Shqipërisë për jetën e shpëtuar të shokut Jacques Duclos.

Kriminelët imperialistë bënë përpjekje për t’i marrë jetën shokut Duclos sepse ai është një nga aktivistët kryesorë në udhëheqjen e Partisë Komuniste franceze, i cili lufton me vendosmëri për mbrojtjen e paqes, të demokracisë dhe të pavarësisë, dhe drejton klasën punëtore të Francës dhe të gjithë popullin francez në rrugën e miqësisë së pathyeshme me Bashkimin Sovjetik, mbrojtësin e lavdishëm të Paqes dhe Demokracisë në botë.

Partia e Punës së Shqipërisë i uron motrës së saj Partisë Komuniste franceze gjithnjë fitore në luftën e saj për pavarësinë e Francës, për fitoren e demokracisë dhe mbrojtjes së paqes në botë.”

Image
L’Humanité (1950)
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat