Kjo është historia e vërteta e Luftës së II Boterore, Dibrës së Madhe

Historia

Kjo është historia e vërteta e Luftës së II Boterore, Dibrës së Madhe

Nga: Engjell Buxhaku Më: 19 shtator 2020 Në ora: 19:17
Arkiv

"Nacionalistët dibranë dhe partia, kryesuar nga Shemsi Hatibi, Ali Maliqi, Ukë Cami Hysni Dema, Fiqiri Dine pas një kryengritjeje të shpejtë më 1943 arriten t’i dëbojnë çetnikët serbë në krye me Haxhi e Aqif Lleshin, Petar Brajevic, Svetozar dhe Vukmanovic-Tempo etj" dhe ta rimarrin Dibrën e madhe dhe ta bëjnë qendër të prefekturës si në 1941"

Kjo është e vërteta e luftës së II botërore, e Dibrës së Madhe

Po ti referohemi periudhës së luftës së dytë botërore për vënie bustesh në Dibër të madhe si territor, duhet të vihet ai i Shemsi Hatibit dhe Uke Camit, ndërsa si krahinë e Dibrës janë shumë që nga Cen Elez Ndreu, Halil Alia, Myftar Kaloshi, Hysni Dema, Fiqiri Dine etj, që luftuan kundër okupatorëve serbë dhe komuniste, e jo Aqif Lleshit që ishte pjesë e corbës së 1947 ku u vu kufiri mes dy Dibrave, corbe qe kishte filluar shumë përpara që nga Halit Lleshi 1913.

Kryetari i Dibrës së madhe të asaj kohe Shemsi Hatibi ishte ai që më 11 Prill të vitit 1942 shkuli bustin e mbretit serb Petar I -Karagjorgjevic dhe vendosi bustin e kryeheroit tonë, mbretit Gjergj Gjon Kastriotit, që më pas soji i Aqif Lleshit e hoqi dhe zhduken si bust!

Ky burri në foto(Kryetari i Dibres së madhe të asaj kohe Shemsi Hatibi), duhet të vihet si bust, figure e luftës së dytë botërore në Dibër të madhe.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat