Marrëveshja sekrete e Nishit në mes Nikolla Pashiqit dhe Esat Toptanit

Historia

Marrëveshja sekrete e Nishit në mes Nikolla Pashiqit dhe Esat Toptanit

Nga: Faik MIFTARI Më: 20 shtator 2020 Në ora: 20:13
Nikolla Pashiqit dhe Esat Toptanit

Me  17 shtator  1914 në Nish të Serbisë Nikolla Pashiqi dhe  Esat pashë Toptani kanë nënshkruar marrëveshjen sekrete të ashtuquajtur”Marrëveshja e Nishit” në mes Serbisë dhe Shqipërisë. Kjo marrëveshje ka paraparë krijimin e unionit në mes Serbisë dhe Shqipërisë, gjegjësisht mbrojtjen e përbashkët, doganat dhe  prezantimin e përbashkët jashtë vendit.

Pas shpërthimit të Luftës së parë botërore, Esat pasha ishte i detyruar të kryejë punë të ndryshme diplomatike. Njëra nga ato punë ishte edhe promovimi i marrëdhënieve diplomatike me Serbinë. Nikolla Pashiqi ka dërguar mesazhe në të cilin ka fol se për qeverinë e tij është me rëndësi të posaçme të nënshkruajnë marrëveshje të veçantë para shkuarjes së tij në Shqipëri.

Për këtë arsye Esat pashë Toptani  shkoi në Nish(në të cilin ishte transferuar selia e qeverisë dhe kuvendit nga Beogradi, pas sulmit të Austro-Hungarisë kundër Serbisë në vitin 1914) dhe  u takua me kryeministrin e Serbisë Nikolla Pashiqin.  Me 17 shtator 1914 të dy liderë  së bashku nënshkruan kontratën sekrete për  aleancë të përbashkët.

Fillimi i “Luftës së madhe” ka lënë si çështje të hapur  demarkacionin në mes Serbisë dhe Shqipërisë. Komisioni ndërkombëtar për demarkacionin ka ndërprerë punën e tij gjatë mesit të vitit 1914, dhe kufijtë shtetërore kanë mbetur  që të përcaktohen në këto zona  kufitare. Lufta e ka gjetur kufirin serbo-shqiptar të pambrojtur. Austro-Hungaria ka përgatit sulme të papara kundër territorit të Serbisë. Pashiqi saktësisht ka parashikuar qëllimin e diplomacisë vjeneze që të hap edhe një front, dhe është frikësuar se Vjena do të financojë krerët shqiptar.

Esat pashë Toptani është përpjekur të ruajë pozitës e pavarur, ashtu që  kaloi nga Italia në Francë. Ka planifikuar që me ndihmën e Antantës të përballet me përpjekjet e Austro-Hungarisë që në tërësi të nënshtroj vendin e tij. Nga Parisi ka dërguar mesazhe se nën çfarë kushte  qeveria serbe do të ndihmonte kthimin e tij në Shqipëri.

Nikolla Pashiqi në vitin 1914 ia imponoi  Esat pashë Toptanit këto kushte në vijim:      që me Serbinë të nënshkruajë kontratën politiko-doganore për mbrojtjen e përbashkët, që Shqipëria të pranojë unionin doganor dhe gjatë fazës së ardhshme të arrihet zgjidhja për formimin e unionit personal apo të vërtetë me Serbinë. Esat pashë Toptani  në parim i ka pranuar kushtet e Nikolla Pashiqit dhe është nisur drejt Serbisë.

Kjo marrëveshje sekrete ka përfshirë 15 pika të cilët kanë paraparë përveç tjerash themelimin e institucioneve të përbashkëta politike dhe ushtarake, ndërsa dispozitat më të rëndësishme ishin drejt themelimit të aleancës ushtarake në mes dy shteteve, Serbisë dhe Shqipërisë, ndërtimin e hekurudhës së Adriatikut prej Serbisë drejt Durrësit, si dhe garancionet se Serbia do të mbështetë Esat pashën në zgjedhjet për udhëheqës të Shqipërisë.

Marrëveshja ka lënë edhe mundësin që Serbia, në thirrjen e Esat pashës, të intervenojë ushtarakisht për të mbrojt regjimin e tij. Demarkacioni në mes dy shteteve do të duhej të përcaktojë komisioni i posaçëm serbo-shqiptar. Serbia është obliguar që të financojë xhandarmerinë e Esat pashë Toptanit dhe të furnizojë me pajisjen ushtarake të nevojshme, duke paguar 50.000 dinar në muaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat