Gjaku i arbërorëve e arbëroreve, pleqëve e fëmijve që u masakruan nga dora gjakatare e sulltaneve dhe ushtrisë së tyre,thërrasin edhe sot, gjaku i tyre flet, toka, gjurmët dhe vetë shpirti i persekutuar arbëror flet edhe sot ,prandaj ato gjëra nuk mund të harrohen as të shlyhen ,as të shtrembërohen, as të hiqen nga tekstet shkollore.
Brezat duhet ta mësojn të kaluarën e historisë së popullit të tyre ,sikur që e mësojn shumë kombe tjera historinë e tyre.Fëmijët,nxënësit, shqiptarët e Kosovës duhet që në librat e tyre ta mësojnë të vërtetën dhe jo të fshihet apo shtrembërohet etj,sikur që ka ndodh në shumë libra shkollor të historisë.
E vërtetë nuk mund të fshihet, as të shlyhet, as të shtrembërohet,sepse:
E vërteta është origjinale
E vërteta është e pashlyer
E vërteta e ka një fytyrë
E vërteta e ka vetëm një emër
E vërteta e ka vetëm një gojë
E vërteta ka sy që nuk bëjnë gjumë kurrë
E vërteta është dritë
E vërteta i bënë të lirë popujt individët dhe shoqërinë
Prandaj një popull që e ndryshon,e shtrembëron, e fsheh etj, historinë e tij, ai popull i lë brezat pa njohurinë e vërtetë të së kalurës së historisë së kombit të tyre.Dhe se pa njohur të kaluarën asnjë popull nuk mund ta dij se cila është e ardhmja e tij e vërtetë, kështu që ajo shoqëri,institucione e popull që bënë një gjë të tillë ndaj historisë së tij ai e mallkon vetëveten.